Midis personave që humbën jetën tragjikisht pasi u kapën pas rrotave të avionit për t’u larguar sa më parë nga vendi i tyre është edhe një futbollist. Lajmin e ka konfirmuar Drejtoria e Përgjithshme e Edukimit Fizik dhe Sporteve të Afganistanit, një institucion qeveritar që punoi me grupe sportive.
Zaki Anwari humbi jetën tragjikisht në tentativ për t’u larguar sa më parë nga Afganistani në kaosin që shpërtheu në aeroportin në kryeqytet këtë javë.“Anëari, si mijëra të rinj afganë, donte të largohej nga vendi, por ra nga një aeroplan amerikan dhe vdiq,” ka shkruar grupi një deklaratë në rrjetet sociale.
Kujtojmë se mijëra afganë janë dyndur në aeroport këtë javë në përpjekje për të ikur nga vendi, pas përparimit në mënyrë të menjëhershme të talebanëve në kryeqytetin e vendit Kabul. Ditën e hënë në rrjetet sociale qarkulloi një video tronditëse nga aeroporti i Kabulit, ku shiheshin qindra njerëz që vraponin pas një aeroplani të Forcave Ajrore të SHBA, ndërsa ishte duke u ngritur për fluturim.
ideo tregonin dy persona që binin nga një avion C-17, pasi u ngrit në fluturim. Trupat e njerëzve që ranë u gjetën më vonë dhe këtë e konfirmoi ushtria amerikane e cila në një deklaratë njoftoi ndër të tjera se ngjarja e rëndë po hetohet.