U gjend e pajetë në shtratin e prindërve! Zbardhen detaje të reja nga vdekja misterioze e 17-vjeçares

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të dhëna të reja janë zbardhur nga vdekja e Aurora Grazinit, e cila humbi jetën ditën e djeshme në Montefiascone, Viterbo, Itali.

17-vjeçarja shqiptare u gjend e pajetë në shtratin e prindërve në rrethana ende të paditura, teksa mediat fqinje shkruajnë se ajo kishte disa javë me probleme shëndetësore, madje ishte dobësuar shumë dhe ishte shtruar në spital.

Menjëherë sapo ishte kthyer nga spitali ajo ka gjetur vdekjen, gjë për të cilën mjekët nuk e kanë ende në shpjegim.

Ditën e sotme në mediat italiane thuhet se e ndjera po kalonte një situatë aspak të këndëshme pasi ishte ndarë nga i dashuri, madje kohët e fundit ajo kishte patur probleme, si ankthi dhe pagjumësia të cilat dyshohet se ishin shkaktuar pikërisht nga kjo ndarje.

Asaj i ishte caktuar edhe një takim me një neurolog, por ky takim me mjekun specialist fatkeqësisht nuk ndodhi.

Trupi i viktimës po i nënshtrohet autopsisë, ndërsa grupi hetimor po punon rreth zbardhjes së ngjarjes së rëndë.

Pista e parë lidhet me problemet shëndetësore të shumte dhe të papritura të shqiptares, por ekziston dhe një pistë e dytë sipas të cilës 17-vjeçarja mund të ketë pirë substanca të rrezikshme për jetën.

Shpërndaje
Share.

Komento