Skip to content
Të Gjitha

U futën me forcë në shtëpi, maskat dhunojnë familjen në Librazhd

· 1 min lexim

Disa persona të maskuar janë futur me forcë brenda një banese në fshatin Marinaj të Librazhdit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme.

Mësohet se banesa i përkishte shtetasit me iniciale F.G.

Bëhet e ditur, se autorët kanë dhunuar të gjithë pjesëtarët e familjes.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Ende nuk duhet dihet nëse kemi të bëjmë me tentativë grabitje, apo autorët kanë pasur konflikte të mëparshme me këtë familje.