Dymbëdhjetë emigrantë shqiptarë janë futur ilegalisht nga pika kufitare e Qafë Botës.
Ata janë kapur nga policia dhe po gjykohen për kalim kufiri të paligjshëm.
Gjithashtu emigrantët janë karantinuar në konviktin e shkollës së Mesme “Antoni Athanas” në Sarandë.
Sipas urdhërit të qeverisë, ata do të qëndrojnë aty për 14 ditë.
Përsa i përket ushqimeve, do të ndihmohen nga Bashkia e Sarandës.
Ndërkohë numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 584.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 233 persona, nga të cilët 22 kanë rezultuar pozitiv.
Po ashtu gjatë orëve të fundit janë shëruar edhe 13 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin në 327.
Prej më shumë se 1 jave, numri i të shëruar ka qenë më i lartë sesa i të infektuarve aktiv, një shenjë kjo mjaft e mirë për ecurinë e epidemisë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, deri më tani 26 persona e kanë humbur betejën me COVID-19.