Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

U dënua për shpërdorim detyre, Tahiri e shpall betejën të hapur

08:18 20/09/2019
Reading Time: 2 min lexim

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë me 5 vjet burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Organi i drejtësisë rrëzoi akuzat për trafik droge dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal, duke lënë në fuqi vetëm akuzën për shpërdorim detyre.

Duke qenë se procesi ndaj Tahirit u zhvillua me gjykim të shkurtuar, dënimi zbret në 3.4 vjet dhe do të konvertohet në 3 vjet shërbim prove.

Gjatë periudhës 5-vjeçare Tahiri nuk do të mund të ushtrojë asnjë funksion publik.

Fillimisht prokuroria kërkoi 12 vjet burg për ish-ministrin, që do të zbrisnin më pas në 8 për shkak të gjykimit të shkurtuar, mirëpo organi i akuzës, nuk gjeti prova të mjaftueshme, për të fajësuar Tahirin për trafik droge.

Menjëherë pas vendimit, ish-ministri e ka lexuar vendimin e gjykatës, sikur këta të fundit nuk kanë këllqe që ta thonë se është i pafajshëm.

Dënimin Tahiri e ka quajtur majën e betejës, ndërsa ka deklaruar se do ta apelojë vendimin e gjykatës.

Ndër të tjera ai shtoi, se nuk mund të mbajë përgjegjësi për çdo kushuri që i përdor emrin.

“Më rezervoni të drejtën ta përtyp një herë këtë estradë që ndodhi. mesa kuptova, gjykata më tha që nuk jam kriminel nuk jam trafikant nuk jam pjesë e një grupi kriminal por me gjithë ca kushërinj të mi kanë përdorur emrin tim unë kam shpërdoruar detyrën. As qesh dot as qaj dot por nesër po ju ftoj të ndajmë bashkë ca mendime. Ku di unë mu duk një gjë e tipit, je i pafajshëm po s’kemi këllqe të ta themi. prisni deri nesër, unë nesër do të komunikoj me mediat. Unë dy vjet jam hetuar si trafikanti më i madh i Shqipërisë, ca t’ju them, jam hetuar si pjesë e një grupi kriminal që kam bërë trafik droge, sot gjykata më thotë nuk ke bërë trafik droge, nuk ke ndihmuar në trafik droge, por meqë kushërinjtë paskam përdorur emrin tim unë kam shpërdoruar detyrën. Ca t’ju them zoti ju ruajt edhe juve masë nuk ju përdor njeri emrin. Kjo është vetëm maja e betejës sime. Prisni deri nesër edhe mua më duhet kohë ta kuptoj këtë që ndodhi”, deklaroi Tahiri.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: akuzabetejadenimKrimet e Rëndasaimir tahiri

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Amnistia për gratë e dënuara, Gjonaj tregon kategoritë që përfitojnë

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English