Më 20 maj, GJKKO vendosi që të dënojë me dy vite burg ish-Kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Po ashtu Llalla nuk mund të ushtrojë funksion politik për 5 vite. Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Mësohet se ankimimi është dorëzuar këtë të enjte në Gjykatë dhe pritet që në ditët më vijim të hidhet shorti për gjyqtarin.
Llallës i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe toke që në total shkojnë në mbi 22 mijë metër katror si dhe një apartament në qytetin e Durrësit. Sipas GJKKO, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nuk ka pasur burime të ligjshme të pasurive.
Llalla u akuzua për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”. Adriatik Llalla u hetua edhe për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë. Llallës i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe toke që në total shkojnë në mbi 22 mijë metër katror si dhe një apartament në qytetin e Durrësit. Sipas GJKKO, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nuk ka pasur burime të ligjshme të pasurive.
Kujtojmë se ai dhe familja e tij janë shpallur “non grata” nga SHBA.
Skandali i radhës me Wizz Air, pasagjerët shqiptarë lihen në kaos në Brindisi
Wizz Air përfshihet sërish në një tjetër skandal që nxjerr në pah mënyrën problematike dhe shpesh abuzive me të cilën...








