Ditën e sotme u nda nga jeta bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, në moshën 99-vjeçare.
Ajo pati një karrierë të gjatë në politikë, duke filluar që nga grupet rinore komuniste e deri në parti.
Dy vjet pas rënies së komunizimit, Nexhmija do të provonte edhe burgun.
Në vitin 1992 ajo arrestohet nën akuzën e abuzimit me fondet dhe u dënuar me 11 vite burg. K
jo ngjarje njihet ndryshe edhe si “gjyqi i kafes”. Megjithatë gruaja e diktatorit do të kryente vetëm 5 vite burg, pasi përfitoi nga amnistitë e shumta dhe ndryshimet në kodin penal.
Në pamjet e mëposhtme të filmuara nga “Associated Press” shihet Nexhmija duke dalë nga burgu, ndërsa tek dera e pret nusja e saj, Liljana Hoxha.