Fjalimi i deputetes, Majlinda Halilaj javën e shkuar në Parlament u bë viral.
Shkak u bë shqiptimi i gabuar disa fjalëve nga ana e saj, ndër të cilat edhe ‘korporata’, të cilën Halilaj e thoshte ‘kopërata’.
Edhe pse materialin e kishte të shkruar, deputetja sërish nuk arriti ta lexonte.
Ajo u justifikua nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shprehej se kishte pasur probleme me syrin.
Ndërkohë ditën e sotme ajo është përpjekur t’i shmanget gazetarëve, shkruan ‘Panorama’.
Me një veshje të zezë dhe duke folur në telefon, ajo tha se nuk kishte ndodhur asgjë, kur u pyet për fjalimin.
Në lidhje me shqetësimet e elektoratit, ajo deklaroi: “Probleme ka sa të duash”.