U arrestuan pas super operacionit të policisë greke në det, lirohen tre shqiptarët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre skafistët e arrestuar pas operacionit të policisë greke me helikopterë e snajper, janë liruar.

Sipas mediave greke, shqiptarët e përfshirë në rrjetin e trafikut janë Aleksandër Brozi 25 vjeç, Hajri Shehaj 42 vjeç dhe Renato Dalipaj 42 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Prokurori i Volos vendosi ditën e djeshme detyrim paraqitje për shqiptarët dhe një garanci prej 10 mijë eurosh secili.

Avokati i tyre, Dhimitri Kontula, tha se klientët e tij nuk pranuan përfshirjen në trafikun e drogës.

Gjithashtu ato mohuan të kenë qenë paraprirës të gomones ku u kap 35-vjeçari Gjergji Xhezo.

Ky i fundit tregoi edhe se ku ishte fshehur lënda narkotike.

Më tej avokati shtoi, se dy gomonet nuk kishin itenerar të njëjtë, si dhe u kapën në vende të ndryshme.

Të akuzuarit ndërkohë janë shprehur se po tranportonin 700 litra benzinë nga Agio Marina Koropi në Psara.

Nga ana tjetër, 35-vjeçari, i cili është mbajtur në qeli, ka mohuar, se i njeh apo ka bashkëpunuar me to.

Në kuadër të këtij operacioni, policia greke sekuestroi 1 ton drogë, të fshehur në një shpellë në Piperos.

Shpërndaje
Share.

Komento