Policia e Korçës arrestoi ditën e sotme një 18-vjeçar, si autor të dyshuar për vrasjen e Flamur Ducit.
Sipas “Faxweb” në pranga ka rënë Devis Hoti.
Ky i fundit ishte banues në fshatin Mborje dhe ishte dënuar më parë për plagosje të rëndë.
Dyshohet se 18-vjeçari ka tentuar të grabisë Ducin.
Policia po vijon hetimet, ndërsa i riu ka dhënë dëshmi kontradiktore përpara hetuesve.
Viktima dhe autori ishin fqinj dhe kishin lidhje shoqërore.
Kujtim Duci u gjet i pajetë ditën e djeshme i vrarë pranë biznesit të tij.
Ai kishte një plagë afër zemrës, si dhe djegie në pjesën e sipërme të trupit.