Skip to content
Të Gjitha

U arrestua për vrasjen e 48-vjeçarit në Korçë/ Kush është autori, lidhja e tij me viktimën

· 1 min lexim

Policia e Korçës arrestoi ditën e sotme një 18-vjeçar, si autor të dyshuar për vrasjen e Flamur Ducit.

Sipas “Faxweb” në pranga ka rënë Devis Hoti.

Ky i fundit ishte banues në fshatin Mborje dhe ishte dënuar më parë për plagosje të rëndë.

Dyshohet se 18-vjeçari ka tentuar të grabisë Ducin.

Policia po vijon hetimet, ndërsa i riu ka dhënë dëshmi kontradiktore përpara hetuesve.

Viktima dhe autori ishin fqinj dhe kishin lidhje shoqërore.

Kujtim Duci u gjet i pajetë ditën e djeshme i vrarë pranë biznesit të tij.

Ai kishte një plagë afër zemrës, si dhe djegie në pjesën e sipërme të trupit.