U arratis nga burgu me çarçaf, shqiptari kapet teksa festonte ditëlindjen e ish-të dashurës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shqiptar në Itali është arrestuar sërish, pas arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë.

Ervis Markja vuante dënimin në burgun e Carinolas, nga ku u arratis 6 muaj më parë.

Më 26 maj të 2019-ës, së bashku me Adriatik Gegën, Markja preu hekurat e qelisë.

Më pas ai u zvarrit në mur me një çarçaf të improvizuar si litar.

Shqiptarit iu vunë prangat në një lokal nate në Napoli, teksa po festonte ditëlindjen e ish-të dashurës.

Ishte pikërisht identifikimi i kësaj të fundit, që çoi në arrestimin e Markjas.

Ervis Markja ishte dënuar për vjedhje me dhunë dhe kundërshtim të forcave të policisë në 2016-ën.

Shpërndaje
Share.

Komento