Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

U arratis me të dashurin që i plagosi bashkëshortin, arrestohet 29-vjeçarja

10:32 15/04/2025
Reading Time: 2 min lexim
U arratis me të dashurin që i plagosi bashkëshortin, arrestohet 29-vjeçarja

Melisa Hoxhallari, 29 vjeç, është arrestuar nga Policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim për bashkëpunim në plagosjen e ish-bashkëshortit të saj, Gledian Hoxhallari.

Ndërkohë, autori i dyshuar i plagosjes, Klement Beqaj, mbetet ende në arrati.

Ngjarja ndodhi më 5 janar, në një lokal pranë “Zogut të Zi” në Fier, ku pas një debati për kujdestarinë e djalit të mitur, Beqaj i dashuri i Melisës qëlloi me armë zjarri mbi 40-vjeçarin Gledian Hoxhallari.

Në momentin e ngjarjes, në tavolinë ndodhej edhe djali i çiftit, 9 vjeç, i cili përjetoi të gjithë skenën e dhunshme.

Pavarësisht lutjeve të fëmijës që të mos largohej, Melisa u largua nga vendngjarja së bashku me Beqajn, duke lënë të birin pranë të atit të gjakosur.

Hoxhallari u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku iu nënshtrua trajtimit intensiv. Ndërkohë, policia identifikoi menjëherë autorin dhe nisi ndjekjen për kapjen e tij, por deri më sot ai nuk është vënë në pranga.

Sipas të dhënave zyrtare, Melisa Hoxhallari akuzohet për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit”.

Ajo u ndalua në zbatim të vendimit të Gjykatës së Fierit, e cila kishte caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Për Klement Beqajn, 25 vjeç, është lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se çifti Hoxhallari ishin në proces divorci prej tre muajsh dhe gjykata kishte vendosur një skemë të përkohshme kujdestarie për djalin, ku ai qëndronte gjatë ditës me të atin dhe në mbrëmje me të ëmën.

Pikërisht në përpjekje për të dorëzuar fëmijën në orët e mbrëmjes, u organizua takimi në lokal, që përfundoi me plagosje.

Melisa Hoxhallari rezulton se kishte denoncuar më parë ish-bashkëshortin për dhunë në familje dhe kishte një urdhër mbrojtjeje në fuqi.

Pavarësisht kësaj, gjykata lejoi kontaktet për shkëmbimin e fëmijës, çka përfundoi me një ngjarje të rëndë përballë syve të9-vjeçarit.

Djali aktualisht ndodhet në kujdesin e gjyshërve nga ana e babait. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur rolin e plotë të Melisës në ngjarje si dhe për të kapur autorin e armatosur që vijon të fshihet.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arrestohet 29-vjeçarjafierU arratis me të dashurin që i plagosi bashkëshortin

Të tjera

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Para
Mbolli 11 mijë rrënjë kanabis, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Mark Gilajn

Mbolli 11 mijë rrënjë kanabis, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Mark Gilajn

Lajmet e fundit

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English