Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

U aksidentua apo e vranë? Kolegët e avokatit që humbi jetën në Golem ngrejnë dyshime

14:56 23/08/2024
Reading Time: 2 min lexim

Dy ditë më parë u raportua nga Policia e Durrësit një aksident me pasojë vdekjen e një 63-vjeçari i cili më vonë rezultoi të ishte një avokat i identifikuar me emrin Leonard Dingo.

Mirëpo, kolegët e viktimës hedhin dyshimet se ngjarja mund të jetë e planifikuar dhe jo aksidentale.  Kjo për shkak se menjëherë pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi nga zona, duke e lënë Dingon të vdekur në vend.

Sipas avokatëve penalistë, në një deklaratë që kanë lëshuar ditën e sotme, Dingo ka pasur në shqyrtim çështje sensitive, dhe për aksidentin do të duhet që të kishte një hetim më të plotë.

“Ka më shumë se 48 orë që në zonën e Golemit, Durrës ka ndodhur një aksident me tipare të një krimi, që ende nuk është zbardhur. Avokati i mirënjohur Leonard Dingo ka ndërruar jetë si rrezultat i një aksidenti që ka ndodhur pranë shtëpisë së tij në një rrugë dytësore rreth orës 12:00 të datës 20 Gusht. Duke ditur çështjet sensitive që mbronte avokat Dingo dyshimet e arsyeshme të drejtojnë përtej një aksidenti të zakonshëm.

Sipas burimeve konfidenciale deri tani është gjetur makina që ka bërë aksidentin e braktisur në zonën e Shëna Vlashit, është identifikuar targa dhe rrjedhimisht edhe pronar i makinës, por ajo që do t’i jepte rrugë zbardhjes së aksidentit ende është enigmë. Është kryer një krim dhe asnjë i dyshuar apo i ndaluar!”, thuhet në reagimin e avokatëve penalistë.

Ndërkohë mesditën e sotme, Policia e Durrësit në një njoftim të shpërndarë për mediat, thotë se ka gjetur mjetin e braktisur në një fshat pranë qytetit bregdetar dhe ka shpallur në kërkim një 22-vjeçar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Aksidentoi 2 ditë më parë, në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”, një 63-vjeçar, me pasojë vdekjen, dhe u largua nga vendi i aksidentit, Policia identifikon drejtuesin e automjetit dhe vijon punën për kapjen e tij. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera menjëherë pas aksidentit rrugor të ndodhur rreth orës 01:00, të datës 21.08.2024, në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet shtetasi L. D., 63 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën, në vendngjarje, Policia Rrugore identifikoi dhe shpalli në kërkim drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin E. K., 22 vjeç, banues në Tiranë.

22-vjeçari, menjëherë pas aksidentit, u largua nga vendngjarja dhe braktisi automjetin, në fshatin Kodër Arapaj. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

 

Etiketa: Leonard dingo

Të lidhura

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë
Aktualitet

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, u mbyll në një barazim pa...

14:01 08/06/2025
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë
Aktualitet

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj imamit Ahmet Kalaja, i cili akuzohet për pengim të drejtësisë,...

13:55 08/06/2025
Para
Helmi në zemër të Shqipërisë: 816 tonë vdekje dhe një qeveri që hesht

Helmi në zemër të Shqipërisë: 816 tonë vdekje dhe një qeveri që hesht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

14:01 08/06/2025
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

13:55 08/06/2025
Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

Sfida Shqipëri-Serbi/ Kurti: Me pak fat mund t’i merrnim tri pikët

13:42 08/06/2025
Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë

13:16 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.