Turqia tronditet sërish nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda (VIDEO)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Turqia në orët e para të mëngjesit të sotëm është lëkundur nga një goditje sizmike me magnitudë 5.1 të shkallës rihter dhe thellësia e lëkundjeve ka qenë 5 kilometra.

Sipas raportimit të EMSC-së, epiqendra e tërmetit ka qenë pranë qytetit Emirgazi, ndërsa është ndjerë edhe në zona të tjera.

Ndërkohë mediat turke nuk kanë raportuar për dëme materiale apo në njerëz, ndërsa ky është tërmeti i radhës që godet Turqinë brenda disa muajsh, ku ka patur edhe viktima.

Shpërndaje
Share.

Komento