Turqia miraton vaksinën anti-Covid nga Kina, Ministri i Shëndetësisë e merr i pari!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Turqia mësohet se ka marrë zyrtarisht vaksinën anti-koronavirus, CoronaVac nga Kina.

Pas vlerësimeve të dozave, Agjencia Turke e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (TITCK) njoftoi se ka autorizuar vaksinën e njohur si CoronaVac, e cila u zhvillua nga kompania me bazë në Pekin SinoVac.

Ka qënë Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca personi i parë që ka marrë dozën e vaksinës.

“Është përparësia jonë kryesore të drejtojmë programin e vaksinimit në një mënyrë transparente. Ne jemi të vendosur të aplikojmë vaksinën dhe t’i përmbahemi masave dhe kufizimeve derisa të mbarojë pandemia. Unë dua të nënvizoj se të gjithë duhet të vaksinohen.

Ne patjetër duhet të marrim vaksinën për t’u kthyer në jetën tonë të përditshme normale. Unë thashë më parë se kishte një dritë në fund të tunelit. Sot është një ditë e tillë. Unë besoj se ditët në vijim do të jenë të ndritshme:, deklaroi Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca për mediat e pranishme turke gjatë ceremonisë së nisjes së vaksinimit.

“Gjatë vlerësimit të të dhënave shkencore, mostrat që u dorëzuan në vendin tonë janë ekzaminuar në laboratorët e institucionit tonë gjatë 14 ditëve”, deklaroi në një deklaratë Agjencia Turke e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, duke shtuar se vaksina do të dorëzohet me shpejtësi për publikun./Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento