Turjani dëshiron 8 fëmijë, por a është dakord Orinda? Ja si shprehet publikisht moderatorja

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moderatorja Orinda Huta e cila para rreth dy vitesh celebroi dashurinë në martesë me Turjan Hyskon mbrëmjen e sotme ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit” prej ku foli për herë të parë për dëshirën e bashkëshortit për të pasur 8 fëmijë.

Një nga fëmijët i shtroi pyetjen nëse me të vërtetë do të bëjnë 8 fëmijë, dhe bukuroshja u përgjigj në këtë mënyrë: “Po të bëjmë të parin njëherë dhe deri tek i teti kemi kohë. Turi e ka qejf familjen e madhe edhe unë sigurisht, por të parin njëherë pastaj…”

Pra përmes deklaratës së saj kuptuam që ajo është dakord, kështu që tashmë gjasat janë të shumta që familja e tyre në një të ardhme të afërt të jetë vërtet shumë e madhe.

Në vijim, një tjetër fëmijë nga paneli e pyeti moderatoren nëse ka në plan që së shpejti të bëjë një bebe, ndërkohë Orinda mjaft e emocionuar rrëfeu se së bashku me Turjanin e presin me shumë qejf momentin kur të bëhen prindër për herë të parë: “Në qoftë se kjo bebja do ishte me çelës, me buton, do kishte ardhur tani me shumë qejf sepse ne e presim. Por për sa kohë nuk shtypet me çelës dhe nuk vjen me çelës, ne do presim akoma!”

Ne jemi në pritje gjithashtu!

Shpërndaje
Share.

Komento