Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Turizmi shqiptar me shpresat tek vera e 2021-it/ Kontratat për vitin që vjen, të pasigurta. Por bjellorusët nuk mendojnë kështu…

14:11 29/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ky vit jo vetëm që ishte një regres total për sektorin e turizmit shqiptar të goditur keq nga pandemia e kosonavirusit, por duket se efektet e tij do të shtrihen edhe vitin e ardhshëm.

Megjithatë, operatorët turistik shqiptar në bashkëpunim edhe me shoqatat e turizmit, po përpiqen që të mbajnë në këmbë sektorin që i sjell më shumë të ardhura ekonomisë së vendit.

Pavarësisht pandemisë, agjencitë e huaja kanë negociuar me tur-operatorët shqiptarë kontratat për verën e vitit 2021, duke lënë si kusht rishikimin në mars.

Çuditërisht niveli i rezervimeve është në shifrat e 2019-s, duke dhënë shpresë për rikuperim të shpejtë të sektorit, nëse risku i COVID-19 kalon në dimrin dhe pranverën e vitit 2021.

Strukturat hoteliere shprehen se, Kosova ishte tregu që mbajti në këmbë sektorin dhe strategjia e tyre e marketimit, që prej vitesh ishte larguar nga turizmi patriotik, do të ndryshojë duke u gërshetuar.

Ndërkohë, sa i përket turistëve të huaj, bjellorusët dhe ukrainasit, ishin të vetmit që udhëtuan spontanisht drejt Shqipërisë, pasi nuk u lejuan në asnjë vend tjetër europian.  Ata u befasuan dhe kanë nisur turet për hartimin e paketave të vitit tjetër.

Përpjekjet nuk ndalen as me Covid-in

Pavarësisht nga pasiguria e madhe që solli për shumë sektorë të ekonomisë COVID-19, agjencitë e huaja të turizmit kanë vrapuar edhe këtë shtator që të mbyllnin kontratat për verën e vitit 2021.

Tur-operatorët shqiptarë konfirmojnë se janë finalizuar të gjitha kontratat dhe rezervimet janë në të njëjtin nivel të vitit 2019, atëherë kur nuk kishim ende në horizont pandeminë.

Shifra është inkurajuese dhe mund të rikthejë menjëherë turizmin në shinat e tij, nëse do të zbehet rreziku i COVID-19. Në të kundërt, situata do të jetë e vështirë për të gjithë.

Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, në një intervistë për “Monitor” shprehet se, kontratat e këtij viti janë rezervime paraprake, me të drejtë rishikimi në mars.

“Për shkak të pasigurisë dhe paqartësisë që ka pandemia, është kërkuar nga agjencitë e huaja që tani të bëhet rezervimi i dhomave me kontratë, por në mars të rishihet edhe një herë kjo pjesë. Nëse pandemia nuk do të jetë më një faktor shqetësues, atëherë këto kontrata do të kalojnë automatikisht në formën e garancisë dhe do të bëhen edhe pagesat.

Nëse situata do të ketë kufizime, atëherë hyn në fuqi forca madhore dhe ato mbeten të ngrira. Në mars do të bëhet një rikonfirmim për këtë pjesë”, – pohon Kasa.

Të njëjtën gjë nënvizon edhe Arben Çipa, nga Shoqata e Hotelierëve në Sarandë. Sipas tij, polakët dhe turistët nga vendet skandinave po operojnë njëlloj me negocimet, pasi është hera e parë që të gjithë përballen me një situatë si pandemia.

Sytë nga Kosova, strategji marketingu dhe joshjeje

Prej disa vitesh, Shqipëria po i largohej turizmit patriotik duke gjetur strehë tek ai europian i organizuar, por pandemia riktheu edhe një herë sytë tek e shkuara, shkruan “Monitor”.

Në kushtet e kufizimit të qarkullimit të shtetasve europianë drejt vendeve si Shqipëria, këtë sezon ata që mbushën bregdetin ishin turistët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Sigurisht nuk munguan as emigrantët e rikthyer në atdhe, në një numër më të pakët.

Panorama që dha sezoni veror solli edhe një lloj reflektimi se turizmi patriotik dhe ai europian i organizuar duhet të gërshetohen dhe jo të braktiset njëri për tjetrin.

Ndaj disa prej strukturave më të mëdha hoteliere në vend mendojnë që do të vazhdojnë një tjetër strategji marketimi në tregun e Kosovës.

Por ndërsa kemi dimrin para, Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar shprehet se, ndoshta kjo është stina që shqiptarët t’i kthejnë “borxhin” Kosovës.

Bjellorusët të befasuar, nisin turet për paketat e vitit tjetër

Shifrat e larta të infektimeve me COVID-19 në vende si Bjellorusia dhe Ukraina bënë që dyert e shumë shteteve të mbeteshin të mbyllura për çdo shtetas gjatë periudhës së verës.

Shqipëria ishte më tolerante dhe në fakt u kthye në një destinacion interesant për këto dy grupe. Disa prej tyre e kanë pëlqyer aq shumë atë që gjetën në Shqipëri, sa nuk nguruan të ktheheshin dy herë brenda të njëjtit sezon.

Duket se përshtypjet pozitive që kanë marrë agjencitë nga klientët i ka angazhuar këto të fundit me ture studiuese të destinacioneve dhe ofertës që ka Shqipëria, për të bërë gati paketat e vitit tjetër. Kjo ka ndodhur kryesisht me bjellorusët.

Në lidhje me bilancin e sezonit 2020,  tur-operatorët dhe hotelierët konfirmojnë se, “ishte më mirë sesa pritej”, dhe se sipas tyre sektori do të mbijetojë, por ka nevojë për mbështetjen e qeverisë në pikat më të dobëta.

/Burimi: Monitor.al/Përshtati: Iconstyle.al/

 

Etiketa: bjellorusëkontrataShqiperiaturizmivera

Të lidhura

Rritje e rasteve të fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste
Bota

Rritje e rasteve të fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Në javën e dytë të majit, në Kosovë janë regjistruar nëntë raste të fruthit te fëmijët e moshës 1 deri...

18:32 14/05/2025
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike
Aktualitet

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Edhe pse kishin bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së medias, transparencës dhe...

18:06 14/05/2025
Para

Shqiptarët të dytët në botë për largime dhe azil, qeveria shpall procedurat se si aplikohet për leje punë për shtetasit e huaj  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rritje e rasteve të fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Rritje e rasteve të fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

18:32 14/05/2025
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:06 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

18:02 14/05/2025
Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

17:35 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.