Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Turizmi nxit birrën e huaj, importet rriten me 9%, por çfarë ndodh me konsumin e prodhimit vendas

09:17 23/08/2023
Reading Time: 2 min lexim

Importet e birrës vijojnë tendencën e rritjes. Sasia e birrave të importit në periudhën janar-korrik 2023 u rrit rreth 9% krahasuar me vjet.

Sasia e importuar më e lartë për këtë vit u shënua në muajt janar-shkurt, kur importet u rritën 56% më shumë se vjet.

Kujtojmë se në këtë periudhë, për shkak të rritjes së kostos nga akciza që hyri në fuqi nga 1 janari 2023 dhe temperaturave të ftohta të dimrit, disa fabrika vendase morën vendimin për fikjen e tyre deri në muajin mars.

Në total, sipas të dhënave të MFE për 7-mujorin, në tregun shqiptar kanë hyrë 30,3 mln litra birrë, kundrejt 27,9 milionë litra që u importuan vjet.

Deri para fillimit të sezonit turistik, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, importet e birrës në periudhën janar-maj zunë 60% të konsumit të tregut. Rreth 40% e kërkesës për produktin birrë mbulohet nga prodhimi shqiptar.

Në vitin 2022, birrat e importit zinin 51% të tregut.

Rritja e peshës së birrës së importit është ndikuar nga humbja e konkurrueshmërisë të birrës vendase. Në periudhën janar-maj 2023 prodhimi vendas u tkurr 16% kundrejt së njëjtës periudhë të 2022. Në 8 vitet e fundit (periudha krahasuese 2015-2023) kjo ishte ulja më e madhe e prodhimit vendas për 5- mujorin, pas tkurrjes së theksuar në periudhën e pandemisë së Covid-19 nga mbyllja e ekonomisë.

Nga nisja e sezonit turistik dhe deri tani konsumi si për prodhuesit e mëdhenj të birrës shqiptare, ashtu edhe për punishtet artizanale nuk është më i lartë se vjet. Një nga operatorët pohoi për Monitor se krahasuar me vjet konsumi për birrën vendase është më i ulët, pasi më tepër preferohen birrat e huaja, që ofrohen me çmim më të ulët.

Kryetari i Shoqatës së Birrës Vendase dhe të Mikronjësive Artizanale Xhimi Begaja tha për Monitor se konsumi për birrën artizanalë është në nivelet e viteve të kaluara. Begeja tha se çmimet kanë mbetur të pandryshuara dhe se birrat artizanale vijojnë të kërkohen nga turistët e huaj.

Sakaq prodhuesit e birrës shqiptare vijojnë të jenë në gjendje të rënduar nga shtimi i kostove, se pari për shkak të dyfishimit të akcizës që nisi zbatimin nga 1 janari 2023 dhe sërish nga shtrenjtimi i lëndëve të para në tregjet e huaja. Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë. Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj.

Përç shtrenjtimit të kostos nga akciza prodhuesit vendas po përballen sërish me rritje të çmimeve të lëndëve të para. Kryetari i Shoqatës së Birrës Vendase dhe të Mikronjësive Artizanale Xhimi Begaja dhe prodhuesi i birrës “Puka” pohoi se aktualisht ka sërish rritje të çmimeve të lëndëve të para në tregjet e huaja, kryesisht të birrës malto për shkak të krizës së drithit me Rusinë. /MONITOR

Të tjera

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3
Aktualitet

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi dhe sulmet me dron ndaj bazave perëndimore...

16:13 02/03/2026
80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina
Aktualitet

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

Që në ditën e parë ky projekt u shit si mrekullia ekonomike e dekadës. Miliarda euro investime, mijëra vende pune,...

12:20 02/03/2026
Para
Tentoi të vriste një 41-vjeçar dhe kanosi djalin e tij, arrestohet pas dy javësh 23-vjeçari

Tentoi të vriste një 41-vjeçar dhe kanosi djalin e tij, arrestohet pas dy javësh 23-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

16:13 02/03/2026
80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

12:20 02/03/2026
582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, dita e bashkimit shqiptar

582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, dita e bashkimit shqiptar

11:06 02/03/2026
Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

12:46 01/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.