Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Turizmi ishte ‘gropë’ por tenderët po vërshojnë / Nga Përmeti tek Syri i Kaltër, deri në Alpe, ku po hidhen miliona euro ‘në erë’

13:44 01/10/2020
Reading Time: 5 min lexim

Sektori i turizmit në vend njohu këtë vit sezonin më të keq që nga viti 1997, ku si pasojë e pandemisë së koronavirusit dhe karantinës së zgjatur, u hodhën në rrugë mijëra të papunë dhe shumë struktura akomodimi ulën qepenat.

Por edhe pse ky ishte një vit i “zi” për turizmin shqiptar, premtimet dhe milionat që janë hedhur dhe po hidhen nga qeveria “Rama” kanë qenë pa fund.

Ndërkohë që milionat e eurove në investime dhe tenderë për turizmin kanë vijuar edhe gjatë pandemisë dhe karantinës, ata që nuk përfituar thuajse asnjë qindarkë ishin pikërisht operatorët turistik, zonat turistike dhe të punësuarit e këtij sektori që humbën punët.

Vetëm së fundi, qeveria ka parashikuar investimin edhe të rreth 120 milionë eurove të tjera që do të përdoren për të “rehabilituar” infrastrukturë në pesë prej pikave turistike në vend.

“GazetaReforma.com” ka mësuar se, ky investim me paratë e financuara kryesisht nga fondet e BE-së, do të ketë në fokus rrugët, përmirësimin e plazheve dhe rikualifikimin urban apo përmirësimin e aksesit në shërbime në këto zona.

Paratë që do të akordohen nga qeveria, do të jetë në administrim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, dhe sipas premtimit të qeverisë, do të jenë të paktën pesë projekte konkrete për ndërhyrje, që përfshijnë zonën e Përmetit, Plazhin e Divjakës, “Syrin e Kaltër” në Bistricë, apo dhe Alpet.

Investimi në dorë të FSHZH

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka bërë publike se ka çelur procedurën dhe po kërkon një mbikëqyrës që do të shohë nga afër këto projekte duke detajuar specifikat e secilit.

Kështu objekte të shërbimit të mbikëqyrjes janë: Sistemim, asfaltim i rrugës Përmet-Çarshovë.

permet\ – Lapsi.al

Po kështu ndërhyrje e integruar për përmirësimin e aksesit, shërbimeve dhe rikualifikimit urban në Zonën e Plazhit Divjakë.

Divjaka Different Hotel & Restorant - Grabjan - book your hotel with ViaMichelin

Projekti i tretë është ndërhyrje e integruar për përmirësimin e aksesit, shërbimeve dhe rikualifikimit urban në Zonën e Plazhit Palasë-Drimadhë.

Së katërti, ndërhyrje e Integruar për përmirësimin e aksesit, shërbimeve dhe atraksionit turistik në zonën e Alpeve Shqiptare.

Së pesti, ndërhyrje e Integruar për përmirësimin e aksesit, shërbimeve dhe atraksionit turistik në zonën e “Syrit të Kaltër” në Bistricë të Sarandës.

“Afati i realizimit të supervizionit të punimeve do të jetë i njëjtë me afatin e realizimit te punimeve nga shoqëria ndërtimore e cila do të zbatojë punimet si dhe inspektimet gjatë periudhës 2 vjeçare të garancisë kur kërkohet nga investitori”,- nënvizon FSHZH në dokumente.

Fondi limit për këtë shërbim është 72 milionë lekë, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave është vendosur data 19 tetor 2020.

Klosi premtoi 105 mln € për zhvillimin e turizmit në 4 qytete

Edhe pse tani qeveria po “luan” edhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për të “shpërndarë” portofolin e investimeve në disa duar, në shkurt të këtij viti, ishte ministria e Turizmit dhe Mjedisi, e drejtuar nga Blendi Klosi, ajo që premtoi investimin e një super fondi prej 105 milionë eurosh për disa qytete turistike.

Ishte vet ministri Klosi që premtoi me “zë dhe figurë” investimin e rreth 105 milionë eurove këtë vit, për zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë në katër qytete: Berat, Korçë, Fier dhe Shkodër.

Sipas Klosit, këto 4 qytete “do të përfitonin fonde të konsiderueshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin më tej të turizmit”.

Edhe ai program financohej dhe mbështetej si në rastin e FSHZH-së, nga BERZH, BE dhe fonde nga shteti.

Do të ketë apo jo sezon turistik? Përgjigjet Blendi Klosi | Politiko.al

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, premtoi në shkurt nga Durrësi se, “ky program përfshin financim nga BERZH, BE por edhe fonde nga buxheti i shtetit, dhe synon përmirësimin e infrastrukturës e tyre, duke çuar përpara turizmin dhe ekonomitë përkatëse”.

Sipas premtimit të atëhershëm të ministrit Klosi:

“Ky projekt është shumë i rëndësishëm pasi nëpërmjet këtij bashkërendimi të fondeve të Qeverisë shqiptare dhe fondeve të ardhura si kredi nga BERZH, por dhe nga fondet që vijnë si grande nga Bashkimi Evropian, ne do të kemi shumë mundësi që ti investojmë në dy aspekte. E para shumë e rëndësishme, infrastruktura. Jam këtu për të vazhduar të bëjë avokatin e hotelierëve të zonës së Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës.

Do të doja shumë që në fillim të sezonit turistik të kishim mundësi të tregonim që kontributin e madh të hotelierëve shqiptarë ne e përkthejmë dhe e transformojmë në mbështetje buxhetore dhe investime konkrete. E pranojmë që të gjithë së bashku që turizmi është një ekonomi, është një industri, por që ka nevojë për mbështetje financiare për të prodhuar më shumë para, për të realizuar misionin e tyre, për të krijuar më shumë vende pune, për të prodhuar më shumë para, për të prodhuar më shumë mirëqenie në këtë destiancion që është unik”.

Ky program kishte një buxhet të përgjithshëm në vlerën e 105 milion euro, ku 40 milion euro si kontribut i BE-së, ndërsa BERZH do të sigurojë burime shtesë deri në 60 milionë Euro dhe 5 milion Euro, do të sigurohen përmes institucioneve financiare lokale.

Paratë për turizmin u bënë “rrush e kumbulla”

Edhe pse pas premtimit të ministrit Klosi për investimin në 4 qytete turistike të plot 105 milionë eurove, nisi pandemia e koronavirusit, fondet as nuk u bllokuan por as nuk u investuan për aty ku e kishin qëllimin.

Sipas informacioneve që “GazetaReforma.com” ka arritur të sigurojë, këto para ku “keqadministruan” (në rastin më të mirë), ose u shpërdoruan nga ministria e drejtuar prej Blendi Klosit.

Sipas burimeve nga kjo ministri, këto fonde u bënë “rrush e kumbulla” për projekte fasadë, me të rinj dhe të reja që shpërndanin plazheve bosh fletëpalosje “Smile-Albania”, ose për roje plazhi që visheshin në shkurt me kostume banje sa për foto me ministrin Klosi (foto më poshtë).

“Smile Albania”, ka mbytur tregjet promovuese mediatike kudo në botë dhe logoja zyrtare siç shihet në fotografinë e parë është harta e botës, ku një trajektore në formë buzëqeshjeje nis nga Bogota e Kolumbisë dhe përfundon në Elbasan të Shqipërisë.

FOTO/Ndahen çmimet për “Smile Albania 2”, kartolina e buzëqeshjes turistike nga të rinjtë - ATSH -

Plot 1 miliardë e 800 milionë lekë, ka kushtuar vetëm dizenjimi, shtypja dhe shpërndarja e fletëpalosjes “Smile Albania” e ministrit të Turizmit Blendi Klosi, ndërkohë paratë e tjera, nuk dihet se ku e kanë pasur destinacionin.

OPINION – “Smile Albania”, reklama e túrpit i kushtoi Shqipërisë 1.4 milion euro… – ShkodraWeb.com LAJME ║ NEWS

/GazetaReforma.com/

Etiketa: Blendi Klosifondepremtimeturizmi

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para

OFL ‘zbret’ në Dibër, i dërgon formularin tre të dënuarve për vrasje (EMRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.