Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Turistët parapëlqejnë të qëndrojnë në shtëpi me qira e të gatuajnë vetë

12:16 02/07/2023
Reading Time: 4 min lexim

Vizitorët e huaj po zgjedhin gjithnjë e më shumë Airbnb-të për të qëndruar, ku parapëlqejnë edhe të gatuajnë vetë. Produktet vendase i kërkojnë më shumë në tregjet e fruta-perimeve, siç është “Pazari i Ri”.

“Po shkojmë në pazar, kemi tre ditë këtu dhe kemi mësuar disa vende si supermarkete apo tregjet e fruta-perimeve, njëri është këtu afër që quhet ‘Pazari i Ri’, nuk ka shumë fruta e perime si ato në Francë.

U habitëm kur pamë qilima, punime tradicionale dhe gjëra të përdorura etj. Por mund të mbarojmë punë aty për çdo gjë. Është mirë të kesh edhe mish, edhe peshk afër. Çmimet janë pak më të ulëta se në Francë, si produktet e mishit dhe disa lloje frutash. Mendojmë se kemi bërë një zgjedhje të mirë, pasi kursejmë edhe në këtë mënyrë”, – thotë Sandra Sascha, 45 vjeçe nga Franca.

Beatel dhe Dieter Korner, 74 dhe 78 vjeç nga Gjermania, thonë se kudo ku kanë shkuar vitet e fundit kanë zgjedhur të marrin një Airbnb.

“Supermarketet në Tiranë nuk kanë një larmi të madhe produktesh, por plotësojnë nevojat tona. Ne zgjedhim të gatuajmë, por edhe të hamë jashtë. Nëse kemi gjetur një restorant të mirë me ushqime tradicionale, zgjedhim të hamë atje. Po udhëtojmë me një makinë me qira, jemi këtu për më shumë se 4 javë dhe do të qëndrojmë edhe një javë tjetër. Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje janë çmimet e produkteve të qumështit, të cilat janë më të shtrenjta se në Gjermani, por pjesa tjetër është shumë në rregull. Për ushqim në ditë shpenzojmë rreth 30-40 euro për të dy, nëse kalojmë këtë shumë, përpiqemi të kursejmë të nesërmen” – tha Korner.

Pronarët e Airbnb në zonën e Pazarit të Ri thonë se nga maji deri në shtator janë shtuar shumë Airbnb në Tiranë. Muajt e tjerë ka më pak lëvizje. Kryesisht i marrin vendasit, sepse me çmimet jashtë sezonit ia vlen një apartament me më shumë se një dhomë hoteli.

“Në sezon varion nga 40-60 euro / nata, duke u përditësuar me konkurrentët në zonën time. Mundohem ta lë çmimin pak më të ulët se të tjerët.

Kryesisht qëndrojnë nga 1-4 ditë, sepse të huajt e kanë Tiranën si ndalesë momentale nga aeroporti, para se të shkojnë në jug, ose kur kthehen nga plazhi. Jashtë sezonit qëndrojnë me javë, deri në një muaj” – thotë Vivian Mecollari, pronare e një Airbnb në Tiranë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se pjesa më e madhe e turistëve preferojnë që të qëndrojnë jashtë strukturave akomoduese të regjistruara. P.sh., në prill hynë gjithsej në vend rreth 614 mijë shtetas të huaj, ndërsa gjithsej u shënuan rreth 68 mijë net-qëndrime në strukturat akomoduese.

Nga të dhënat rezulton se vetëm rreth 11% e turistëve rrinë në hotele të paktën një natë. Një pjesë e të huajve janë dhe shqiptarë që kanë pasaporta të huaja, ndërsa shumë të huaj zgjedhin të marrin shtëpi me qira, që nuk janë të regjistruara.

Fluksi i lartë i turistëve gjithsesi ka ndikuar pozitivisht dhe aktivitetin e hoteleve. Në prill, për strukturat akomoduese, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 55,6%, në krahasim me Prill 2022.

Rritja më e lartë ka qenë tek të huajt me 85.6% dhe e rezidentëve me 26,5%. Norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 13,5%, kundrejt 10,2% që ishte në muajin Prill 2022.

Restorantet, ushqimi tradicional dhe zgarat, më të preferuarat

Për një vakt në një restorant në vendin tonë shpenzohen 7-20 euro dhe turistët zgjedhin të qëndrojnë në limitet e tyre.

“Turistët që vijnë në Shqipëri janë të kategorisë B dhe C që nuk shpenzojnë shumë, janë për shifra që ka lëvizje, por jo xhiro, pasi vijnë ose me paketa “all inclusive” ose për një ditë dhe me konsum minimal.

Vizitorët e huaj në vend parapëlqejnë ushqimin tradicional por edhe atë të zgarës, ku më së shumti bazohen në TripAdvasior që rendit ‘Tymin’ në vendin e tretë” – shprehet Enri Jahaj, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.

Tim Richet, 39 vjeç, turist nga Gjermania, thotë se është hera e dytë në Shqipëri dhe nuk ka në plan të shpenzojë shumë në restorante.

“Kam rezervuar një Airbnb në Tiranë për 6 ditë. Aty do të gatuaj darkë dhe mëngjes. Drekën mund ta ha jashtë, pasi kam në plan të bëj vetëm udhëtime ditore, në Jug dhe në Veri. Kam planifikuar të shpenzoj deri në 30 euro në ditë në ushqim dhe pije”.

Në Durrës, “kampion” i turizmit për vitin 2022, frekuentimi i vizitorëve të huaj në lokale është rritur me 20-25% nga viti i kaluar në muajin maj, gjë që plotëson, në njëfarë mënyre, boshllëqet që ka lënë emigracioni i të rinjve shqiptarë.

Ata kanë sjellë rënie 30-40% në klubet e vendit, thotë Andi Malkaj, menaxher në “Illirian Garden” në Durrës.

Turistët nuk e nxisin konsumin e birrës vendase

Stefan Pinguli, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës pohon se prodhimi i birrës vendase ka mbetur në vend.

Turistët zgjedhin më shumë birrën e huaj, kurse restorantet dhe resortet porosisin më shumë birrën Kriko, e cila është më e lirë dhe vendoset më shumë në paketat që ofrojnë.

Rajoni frekuenton dyqanet e qendrat tregtare

Fqinjët shfaqin një interes të madh dhe zgjedhin të vizitojnë dyqanet e qendrat tregtare në vend, duke rritur konsumin e lodrave, produkteve sezonale, aksesorëve dhe shumë produkte të tjera,

Sokol Kondi, nga grupi BALFIN, konfirmon për “Monitor” se konsumi në kompaninë “Jumbo” është rritur me 11.4% nga turistët.

“Nëse e krahasojmë me një vit më parë, numri i turistëve në Shqipëri është rritur, dhe në bazë të rezultateve të shitjeve, ‘Jumbo’ ka përjetuar një rritje prej 11.4%.”

“Në rrethet si Vlora dhe Durrësi, ku numri i turistëve është i lartë gjatë verës, dyqanet frekuentohen nga turistë nga vendet fqinje (rreth 40%) dhe turistë të tjerë nga Europa.”- nënvizoi Kondi./Monitor

Të lidhura

Pjesë e misionit të NATO-s/ Anija shqiptare u vjen në ndihmë 13 emigrantëve në Egje
Aktualitet

Pjesë e misionit të NATO-s/ Anija shqiptare u vjen në ndihmë 13 emigrantëve në Egje

Në prag të stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 25”, që pritet të zhvillohet në Shqipëri nën drejtimin e Komandës Evropiane të...

20:01 20/05/2025
Hipertensioni prek të rinjtë, një e treta e 18-vjeçarëve kanë probleme
Aktualitet

Hipertensioni prek të rinjtë, një e treta e 18-vjeçarëve kanë probleme

Hipertensioni po bëhet një problem serioz edhe mes të rinjve, sipas një studimi të fundit që tregon se rreth 31-35%...

19:42 20/05/2025
Para
Lutfi Dervishi: Lajçak duhet të ikë. U rreshtua me agresorin, ka miqësi të konsoliduar në Beograd

Lutfi Dervishi: Lajçak duhet të ikë. U rreshtua me agresorin, ka miqësi të konsoliduar në Beograd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pjesë e misionit të NATO-s/ Anija shqiptare u vjen në ndihmë 13 emigrantëve në Egje

Pjesë e misionit të NATO-s/ Anija shqiptare u vjen në ndihmë 13 emigrantëve në Egje

20:01 20/05/2025
Hipertensioni prek të rinjtë, një e treta e 18-vjeçarëve kanë probleme

Hipertensioni prek të rinjtë, një e treta e 18-vjeçarëve kanë probleme

19:42 20/05/2025
EURO U-17 / Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen e dytë të Grupit A

EURO U-17 / Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen e dytë të Grupit A

19:14 20/05/2025
Skandali te Onkologjiku, grupi i PD kërkon interpelancë me Ramën dhe ministren Koçiu

PD kërkesë urgjente KQZ-së: Mos certifikoni rezultatin nga vota e diasporës

18:58 20/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.