Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tunele të nëndheshme me dyer të fortifikuara: Zyrtarët e policisë në Elbasan flasin për sulmin ndaj policisë

18:57 18/04/2019
Reading Time: 3 min lexim

Pas dy vite hetimesh, prokuroria akuzon Suel Çelën si personin që përplasi makinën e Gjergj Oshafit në hyrje të tregut agro-ushqimor dhe i rrezikoi jetën policëve.

Shefi i narkotikëve në Policinë e Elbasanit, Ylli Bici i pranishëm në vitin 2017 kur u godit automjeti i zv.drejtorit Gjergji Oshafi tek tregu në Elbasan, deklaroi në gjykatë se shoferi i Audit që u fut me shpejtësi në treg nuk ishte as Suel Çela as vëllai i tij Mario.

Në procesin gjyqësor të mbajtur sot, ndaj biznesmenit Suel Çela dhe miqve të tij, Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri, u dëgjuan rrëfimet e zyrtarëve të lartë të policisë së Elbasanit, lidhur me incidentin e ndodhur në hyrje të tregut agro-ushqimor mbrëmjen e 18 shtatorit të 2017.

Ervin Ballaci,shefi i sektorit kundër krimeve të Rënda në policisë lokale shpjegoi në gjykatën për Krime të Rënda, se ishin përfshirë në një aksion kundër makinave të vjedhura dhe të trafikuara.

“Por njëkohësisht, – theksoi ai – mëngjesin e asaj dite kishin marrë një denoncim nga një person, i cili pretendonte se ishte kërcënuar me vdekje brenda tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan e për këtë ishin vënë në ndjekje të dy automjeteve tip ‘Range Rover’ dhe ‘Audi’”.

“Sapo e konstatuam mjetin Range Rover, – tha zyrtari i policisë, – e ndoqëm dhe i bëmë shenjë të ndalonte përpara tregut, për shkak se zona ishte e ndriçuar.”

“Drejtuesi i mjetit ishte pajisur me një radiomarrës, të cilën tentoi t’ia jepte rojës së biznesit, – tha Ballaci,- e në këtë moment, nëndrejtori Gjergj Oshafi urdhëroi ta shoqëronim në komisariat.”

“Kërkuam ndihmën e patrullës dhe po largoheshim, – tha shefi i sektorit kundër krimeve të rënda, kur një punonjës policie lajmëroi në radio se po vinte një makinë tip ‘Audi’ dhe zëri i tij ishte i shqetësuar. Ai na lajmëroi të kishim kujdes për jetën. ‘Audi’ goditi makinën ku unë ndodhesha bashkë me nëndrejtorin Gjergj Oshafi dhe një oficer tjetër. Mjeti u largua me shpejtësi brenda ambienteve të tregut dhe në pak sekonda porta u mbyll, besoj përmes një pulti në distance,” – dëshmoi Ballaci.

“Ne u gjendëm të papërgatitur për të ndërhyrë, pasi u tronditëm nga ngjarja, – theksoi Ballaci – por edhe sepse prisnin urdhra nga lart.”

“Dyshimet tona ishin se personat në fjalë kishin të shkuar kriminale, në fushën e trafikut të drogës dhe vrasjeve, por nuk mund të jap më shumë detaje, pasi janë informacione policore,”  –rrëfeu më tej ai.

Ervin Ballaci i tha trupës gjykuese se kishin kërkuar ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, porse ata kishin refuzuan të ndërhynin, ndaj në të tilla kushte u detyruan të prisnin ardhjen e forcave RENEA nga Tirana.

“Në bëmë rrethimin e zonës dhe kur mbërritën forcat speciale erdhi edhe pronari i tregut Petrit Çela dhe hapi derën,” – tregoi ai.

“Në brendësi të biznesit – tha oficeri i Krimeve – kam konstatuar se kishte tunele të nëndheshme me dyer të fortifikuara, prej nga dyshoj se janë larguar personat që goditën mjetin e nëndrejtorit”.

Më herët, thekson “balkanweb”,  para gjykatës dëshmoi Ylli Bici, aktualisht shef i sektorit antidrogë në Elbasan. Ai tha se mbërriti në derën e tregut pas njoftimit në radio që bëri nëndrejtori, i cili u kërkoi shoqërimin në komisariat të një personi, por në këto momente një automjet ‘Audi’ goditi makinën e Gjergj Oshafit.

Bici sqaroi se mjetin luksoz ‘Audi’ e drejtonte një person jo më shumë se 35 vjeç, i shëndoshë dhe që mbante kapele në kokë, të cilin tha se nuk e identifikonte dot. Sikurse kolegu i tij, Ballaci, edhe Bici tha se policia ishte e pa përgatituer për të reaguar, pasi jo vetëm u tronditën nga ngjarja, por nga Brenda tregut dëgjuan të shtëna armësh.

Biznesmeni Suel Çela i cili ndodhet në arrati dhe dy të pandehurit e tjerë, po gjykohen për akuzat e vrasjes ndaj punonjësit të policisë, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje.

Etiketa: policia e elbasanitshefi i antidrogëssulmi

Të lidhura

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Gjykata e Krimeve të Rënda të Foggias dënoi me burgim të përjetshëm 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj, për vrasjen e vajzës...

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri
Aktualitet

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Një zbulim i jashtëzakonshëm që pritet të ndikojë në rishkrimin e historisë arkeologjike të Europës është bërë në brigjet shqiptare...

18:57 27/06/2025
Para

KPA-ja shkarkon Admir Thanzën, fshehu dënimin në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.