Skip to content
Bota

Trump pozitiv me Covid, kush është këshilltarja që dyshohet se e infektoi

· 1 min lexim

Dyshimi kryesor që kanë autoritetet amerikane, nga mund ta ketë marrë virusin presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, është një nga këshilltaret e presidentit, Hope Hicks.

Hicks, është mes një grupi të ngushtë të këshilltareve të tij. Ajo rezultoi pozitive këtë javë, ndërsa ishte në avionin Air Force One, e pranishme me stafin e Trump që udhëtoi të martën për debatin presidencial.

Pasi këshilltarja rezultoi e infektuar, familja Trump bëri testin dhe priti përgjigjen në karantinë, përgjigje qëtregoi se të dy ishin infektuar nga koronavirusi.

/GazetaReforma.com/