Pak minuta më parë kryeqyteti është tronditur nga një vrasje.
Mësohet se një ish-polic është qëlluar me armë zjarri në stacionin e “Tiranës së Re”.
Nga të dhënat e para raportohet se viktimë ka mbetur Arben Bilali.
Ai fillimisht mbeti i plagosur, dhe ka marrë plagë të rënda në
bark dhe gjoks, ndërsa humbi jetën në spital.
Autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të ish-efektivit të Policisë së Shtetit janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz”.
Por kjo nuk është hera e parë që 50-vjeçarit i bëjnë atentat, pasi edhe në vitin 2010 ai është plagosur.
Ndërsa në vitin 2008, i kanë ekzekutuar vëllain, Leonard Bilali.
Vijon…