Skip to content
Aktualitet

Tronditet Tirana/ Vritet ish-polici në mes të ditës

· 1 min lexim

Pak minuta më parë kryeqyteti është tronditur nga një vrasje.

Mësohet se një ish-polic është qëlluar me armë zjarri në stacionin e “Tiranës së Re”.

Nga të dhënat e para raportohet se viktimë ka mbetur Arben Bilali.

Ai fillimisht mbeti i plagosur, dhe ka marrë plagë të rënda në
bark dhe gjoks, ndërsa humbi jetën në spital.

Autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të ish-efektivit të Policisë së Shtetit janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz”.

Por kjo nuk është hera e parë që 50-vjeçarit i bëjnë atentat, pasi edhe në vitin 2010 ai është plagosur.

Ndërsa në vitin 2008, i kanë ekzekutuar vëllain, Leonard Bilali.

Vijon…