Skip to content
Kronikë

Tronditet Laçi, viktima ish-punonjës policie (Emri)

· 2 min lexim

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri rreth orës 07:23 në një nga rrugët kryesore të qytetit të Laçit, pranë biznesit të tij.

Sipas Policisë së Shtetit viktima është Xhelal Reçi 60 vjeç, ish-oficer policie, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.  Ndërkohë në afërsi të lumit është gjetur dhe një makinë e djegur që mendohet se ka lidhje me ngjarjen.

Mendohet se mjeti, me targa të huaja, i përket autorëve të vrasjes së Xhelal Reçit, 60-vjeçarit që iu bë atentat këtë mëngjes, në afërsi të një banke.

Burime për “BalkanWeb”, bëjnë me dije më tej, se 60-vjeçari u vra shumë pranë biznesit të tij, një dyqan rrobash, ndërkohë mendohet se ai dispononte dhe një lokal.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në qytetin e Laçit, në Milot, Kurbin është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve. Vijon puna intensive për fiksimin e çdo provë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes”, bën me dije policia në një njoftim të dytë për mediat.

Ai kishte një dyqan në Laç, ku shiste veshmbathje. Xhelal Reçi u vra nga person ende i paidentifikuar me armë zjarri, ndërkohë që policia ka ngritur posblloqe për të bërë të mundur arrestimin e autorit/ve.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë kanë shkuar grupe të FNSH-së.

Zona në të cilën ka ndodhur ngjarja e rëndë është shumë pranë komisariatit të policisë dhe e rrethuar me kamera sigurie, të cilat do të përdoren për të bërë identifikimin e autorëve që ishin pa maska.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në qytetin e Laçit,  në Milot, Kurbin është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.

Vijon puna intensive për fiksimin e çdo provë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.