Trondit Italia, në vend të vaksinës anti-COVID bluzave të bardha u është injektuar ujë fiziologjik

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mediat italiane kanë publikuar ditën e sotme një skandal ku thuhet se në spitalin  Rovereto, punonjësve të stafit mjekësor i kanë injektuar ujë fiziologjik në vend te vaksinës anti-Covid

Kjo ngjarje mund të ketë përfshirë 5 ose 6 persona, por ende nuk dihet konkretisht se sa mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe kujt i është injektuar uji fiziologjik. Për ta sqaruar njëherë e mirë këtë situatë, të gjithë punonjësit shëndetësor do të duhet të bëjnë testin serologjik, shkruajnë mediat italiane.

Të gjithë personat që janë vaksinuar atë ditë kanë marrë një telefonatë në të cilën u është komunikuar bërja e testit të antitrupave. Në këtë mënyrë, do të kuptojmë se cfarë ka ndodhur me vaksinën dhe nëse ata kanë fituar imunitet prej saj.

Mediat lokale janë munduar që të kontaktojnë me kompaninë e shëndetësisë për tu informuar mbi këtë ngjarje, por nuk kanë asnjë informacion. Sipas ”Il Dolomiti”, ngjarja ka ndodhur më 15 Janar, por mbetet ende e paqartë nëse është përsëritur dhe në ditë të tjera.

Akoma nuk është bërë me dije nëse autoritetet do të hetojnë për këtë skandal dhe për ngatërrimin e dozave të vaksinës kundër Covid-19 me ujin fiziologjik. Kjo gjë do të bëhet e ditur vetëm pas hetimeve nga autoritetet përkatëse.

 

Shpërndaje
Share.

Komento