Në prangat e policisë ka rënë pas 1 viti një 30-vjeçar nga Tirana, pasi tentoi të trafikonte 3 emigrant të paligjshëm duke i premtuar se do i kalonte në vendet e BE-së.
Në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, në prangat e policisë ka rënë shtetasi me inicialet J.D., i cili ka kryer veprën penale më 9 shtator të vitit 2020dhe masa e arrestit i është bërë në munges më 18 maj të këtij viti.
30-vjeçari është arrestuar falë bashkëpunimit të Portit të Durrësit me Policinë e Korçës.
Njoftimi nga Policia
Qarku Korçë
Vijon operacioni policor “Perimetri”.
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e policisë në PKK Port Durrës dhe strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim J. D., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 18.05.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale të lartpërmendura, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.09.2020, ku 30-vjeçari u konstatua duke transportuar me një automjet, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.