Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tragjikomedia në Shqipëri/ Të korruptuar, por patriotë me flamur!

16:49 29/11/2023
Reading Time: 2 min lexim

Nga Boldnews.al

Mezi e presin këtë ditë, si një larje ndërgjegjeje për atë që i bëjnë vendit, kombit, qytetarëve. Flamurin e tundin me patriotizëm të madh, mbajnë fjalime si shtetarë, mburren si heronj të gjallë që brezat do i kujtojnë, por në fakt janë ca “brejtës” të korruptuar kokë e këmbë, të cilët kanë në xhep çelësat e pushtetit dhe arkës së madhe të korrupsionit, gjithnjë nën hijen e rëndë të simbolit komëtar, flamurit të vendit.
Dje u përkujtua 111-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Propaganda në kulmin e saj, në një ekstrazi kinse patriotike nga njerëzit që kujtojnë jo pavarësisnë e vendit, por pavarësinë e plotë për të grabitur, mbajtur pushtet me krimin, botën e errët të oligarkisë dhe shtrirjen e fenomenit të korrupsionit në çdo “cep të flamurit”.
Në muajin e 11 dhe vitin 111 pushtetarët tanë zbarkuan në Vlorë. Çdo gjë duhej të dukej “madhështore” në organizim, për t’i bërë temena të madhe Ditës së Pavarësisë, aty ku 111 vjet më parë Ismail Qemali dhe shumë patriotë të tjerë ngritën flamurin kombëtar dhe shpallën Pavarësinë e Shqipërisë. Kush mund ta mendonte nga ata patriotë, që 111 vite më vonë, soji i pushtetarëve e ka përdhosur atë flamur, i ka ulur kokën një kombi, po degdis nga vendi çdo ditë qytetarët e saj, ndërsa vetë parakalojnë krenueshëm si “shtetarë” të mëdhenj.
Nga ai shesh me buqeta e kurora lulesh dhe të përkulur para Monumentit të Pavarësisë kanë kaluar edhe Arben Ahmetaj, Saimir Tahiri dhe Ilir Beqaj. Një i dënuar si i përlyer ndërkombëtarisht në trafikun e drogës, tjetri në kërkim për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa të tretit i vijnë prangat rrotull, pavarësisht mbrojtjes që po i bën kryeministri. Edhe ish-kryebashkiakët e Rilindjes patriotë të medhenj janë shfaqur… Vangjush Dako, Fatos Tushe, Lefter Alla, Fran Tuci, apo më i freskëti Safet Gjici. Ky i fundit m’u bash dy metra larg flamurit të madh kombëtar bënte seks oral në zyrën e shtetit. Patriot dukej…
Sot pas 111 vitesh jemi nën një regjim autokratik të theksuar, gati një prag larg diktaturës që nuk vjen me lajmërime të mëdha, por fare butë, duke përdorur fort edhe simbolet kombëtare. Ata shiten si atdhetarë në këtë bulevard korrupsioni, ndërsa kanë për dëshmitarë popullin votues që e duatroket edhe kur e varfëron dhe e brohoret edhe kur e shtyp.
Edhe në Tiranë, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ parakaluan shumë syre zyrtarësh lokalë e qëndrorë. Veshur bukur si për festë të madhe, me kostume të zinj dhe kollare të kuqe firmato, të blera shtrenjtë me para korrupsioni… Ama për këtë ditë janë patriotë. Dhe nuk është aspak çudi që ata e duan kështu siç është këtë komb. Të festojnë jo ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, por vit pas viti delirin e tyre që të kenë lirinë për ta grabitur, për t’u pasuruar dhe mbajtur pushtet me forcën e parasë që vjen nga oligarkia dhe tytën e armëve që ofrohet për ta nga krimi i organizuar dhe bandat…!

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
Digjet shtëpia e të moshuarve në Fier, Subashi: Asnjë person nuk është në rrezik

Digjet shtëpia e të moshuarve në Fier, Subashi: Asnjë person nuk është në rrezik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.