Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tragjike në Bullgari, digjet autobusi, humbin jetën 45 shqiptarë

08:53 23/11/2021
Reading Time: 2 min lexim

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në Bullgari, ku nga përplasja e një autobusi kanë ndërruar jetë 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Sipas mediave maqedonase mes viktimave janë edhe 12 fëmijë, dy prej të cilëve binjakë, konfirmuar nga drejtori i Policisë Kombëtare të Bullgarisë, Staniir Stanev.

Shefi i policisë kombëtare të Bullgarisë tha se dy drejtuesit e autobusit ishin maqedonas, ndërsa pasagjerët ishin shqiptarë.

Nga informacionet paraprake të hetimit fillestar, dyshohet se shkaqet e këtij aksidenti me përmasa tragjike janë një defekt teknik i autobusit dhe përgjumja e shoferit, ku fillimisht autobusi është përplasur dhe më pas ka marrë flakë. Nga gjithë ky aksident kanë mbijetuar 7 persona, të cilët janë dërguar në spitalin Pirogov në Sofje.

Ndërkohë një zyrtar nga një spital i urgjencës në Sofje tha se shtatë personat që po trajtoheshin ishin hedhur nga autobusi që digjej.

Sipas raportimeve, autobusi ishte i mbushur më së shumti me shtetas nga Maqedonia e Veriut. Besohet se autobusi është përplasur e më pas është përfshirë nga flakët, e pikërisht kjo është bërë shkaku i ngjarjes tragjike.  Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm, Stefan Yanev, është parë në vendin e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të tyre të shpejta, shtatë persona janë transportuar në spital për mjekim. Po kryhet një inspektim. Qarkullimi është ndërprerë në të dy drejtimet. Një organizim i përkohshëm për lëvizje përmes p.v. Dolna Dikanya dhe p.v. Daskalovo”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tashmë po udhëtojnë për në Bullgari, konfirmoi agjencia shtetërore maqedonase e lajmeve MIA.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: featured-news

Të tjera

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike
Bota

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

Kombëtarja e Iranit është tërhequr zyrtarisht nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, turne që do të zhvillohet në SHBA,...

15:37 11/03/2026
Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Bota

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...

10:39 27/02/2026
Para
46 turistë maqedonas humbën jetën nga aksidenti tragjik në Bullgari, reagon Presidenti Radev

46 turistë maqedonas humbën jetën nga aksidenti tragjik në Bullgari, reagon Presidenti Radev

Lajmet e fundit

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English