Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në ishillin e Korfuzit.
Lajmi për vdekjen e një foshnje 4 muajshe, e cila u gjet e vdekur nga prindërit e saj, të cilët ndodhen në Greqi me pushime dhe kishte ardhur nga Anglia, ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal të Korfuzit.
Sipas medias greke “korfutvneës.gr”, nëna e ushqeu fëmijën gjatë natës me shishe dhe e la në gojë, si rezultat i së cilës u mbyt nga qumështi.
Incidenti ndodhi në një hotel në Agios Georgios Argyradon. Çështja është marrë përsipër nga Drejtoria e Policisë së Korfuzit ndërsa pritet një ekzaminim mjekoligjor.