Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tragjedia në Sarandë/ Dy motrat shisnin misra për të kuruar vëllain me leucemi

14:24 26/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Familja Dhimaku në Delvinë është zhytur në zi pas humbjes tragjike të dy vajzave, Elvisës 22 vjeç dhe Rozinës 20 vjeç, të cilat humbën jetën në aksidentin e rëndë rrugor në Sarandë. Dy motrat, studente të Mjekësisë në Tiranë, punonin pa u lodhur për të ndihmuar familjen dhe për të mbuluar shpenzimet e kurimit të vëllait të tyre 7-vjeçar, i cili prej tre vitesh vuan nga leucemia.

Familjarët tregojnë mes lotësh se vajzat, përveç ndihmës në punët e shtëpisë dhe studimeve, punonin në dy punë të ndryshme. Mbrëmjen tragjike, pasi ishin kthyer për t’u çlodhur nga një prej punëve, u nisën drejt Sarandës për të shitur misra dhe prodhime fshati, por nuk arritën kurrë në destinacion.

Automjeti i tyre u përplas me një makinë të drejtuar nga 24-vjeçari Kevi Norra, punonjës i Ministrisë së Brendshme, i cili po lëvizte me shpejtësi dhe në gjendje të dehur. Një parakalim i gabuar i kushtoi jetën dy vajzave, duke lënë pas dhimbje të pamatë dhe një familje të thyer.

“Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. Dy çupat ikën, nuk kthehen më. Punonin ditë e natë për kurimin e vëllait. Në Sarandë shisnin misra e gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi”, tregon mes lotësh Shahide, halla e vajzave.

Të afërmit thonë se ende nuk kanë gjetur forcën për t’i treguar të voglit se motrat e tij kanë ndërruar jetë. Ai është larguar përkohësisht nga shtëpia, pasi familja frikësohet se dhimbja e madhe mund të përkeqësojë gjendjen e tij shëndetësore.

“Kërkojmë ndihmë që djali të shkojë në një spital më të specializuar, që të shpëtojë. Po ta marrë vesh, gjendja e tij do përkeqësohet menjëherë”, vijon halla Shahide.

Edhe xhaxhai i tij, Vasil Dhimaku, i cili jeton në emigracion, kërkon ndihmë për të vetmin djalë të familjes:

“Kjo që na ndodhi mos i ndodhtë askujt. Ka tre vjet që luftojmë me forcat tona, sa kemi pasur mundësi. Djali është vetëm 7 vjeç. Ishte shumë i lidhur me motrat.”

Babai i vajzave merret me blegtori, ndërsa e ëma është e përkushtuar vetëm për kujdesin ndaj djalit të sëmurë. Daja i tyre, Servet Dervishi, e përshkruan dramën me dhimbje:

“Dy yje, dy vajza 22 dhe 20 vjeçe, të dyja studente në Tiranë. Prindërit punëtorë, punonin natë e ditë që ato të studionin. Sot kërkojnë ndihmë për djalin e vetëm. Ai nuk di gjë për motrat.”

Një tragjedi e dyfishtë ka goditur familjen Dhimaku: humbja e dy bijave të reja dhe beteja e vështirë për jetën e djalit të vogël. Familja bën apel për ndihmë, që të paktën të shpëtohet jeta e tij.

Të tjera

Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji
Aktualitet

Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji

Një foshnjë rreth 2 muajshe ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në pediatrinë e Spitalit Rajonal të Korçës, ndërsa...

15:48 13/03/2026
Parashkrimi mbyll dosjen, GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH
Aktualitet

Parashkrimi mbyll dosjen, GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pushuar akuzat ndaj 6 zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të...

11:38 13/03/2026
Para
Dimal Basha: Partitë i kemi të ndryshme, Kosova është e të gjithëve!

Dimal Basha: Partitë i kemi të ndryshme, Kosova është e të gjithëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji

Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji

15:48 13/03/2026
Parashkrimi mbyll dosjen, GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH

Parashkrimi mbyll dosjen, GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH

11:38 13/03/2026
Dita e Verës 2026, kufizime qarkullimi më 13-14 mars në Tiranë

Dita e Verës 2026, kufizime qarkullimi më 13-14 mars në Tiranë

11:24 13/03/2026
Tre ambasada kundër vendimit për Ballukun, Rama me reagim hipokrit/ Shanset për BE shkojnë zero

Tre ambasada kundër vendimit për Ballukun, Rama me reagim hipokrit/ Shanset për BE shkojnë zero

16:20 12/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.