Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tragjedia në Has, bashkia i jep 1 milionë lekë të reja familjes Lushi

16:04 21/09/2024
Reading Time: 2 min lexim

Bashkia e Hasit ka dhënë 1 milion lekë të rinj familjes së viktimave Lushi, ku dy ditë më parë, nënë e bir humbën jetën pasi u dogjën nga zjarri që ra në banesë. Kryebashkiaku Miftar Dauti tha se, përveç fondit të akorduar, do të marrin përsipër shpenzimet për ceremoninë mortore të viktimave. Ai u shpreh se ishte një ngjarje tragjike, ndërsa shtoi se shërbimi zjarrfikës punoi me të gjitha mjetet e nevojshme, por ishte e pamundur ndërhyrja në kohë për të shpëtuar Rexhë dhe Time Lushi. Dy ditë pas tragjedisë në fshatin Nikoliq, ku humbën jetën nga zjarri në banesë nënë e bir, Bashkia e Hasit, në koordinim me emergjencat civile, ndihmon financiarisht familjen e viktimave Lushi. Kryebashkiaku opozitar i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh se bashkia ka akorduar 1 milion lekë të rinj për familjarët e dy viktimave, si edhe do të paguajë shpenzimet për ceremoninë mortore. Numri një i qytetit të Hasit shprehu ngushëllime familjes Lushi, ndërsa tha se zjarrfikësja u mundua me të gjitha mjetet e nevojshme për t’i nxjerrë në kohë nënë e bir, por ishte e pamundur. Dyshimet e para, tha Dauti, janë që zjarrin mund ta ketë shkaktuar një shkëndijë elektrike. Më 19 shtator, nënë e bir humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në fshatin Nikoliq të Hasit. Viktima mbetën Rexhë dhe Time Lushi. Rexha arriti të shpëtonte bashkëshorten e tij duke e nxjerrë nga banesa, por më pas u kthye sërish dhe hyri mes flakëve për të shpëtuar nënën e tij, Time, por mbetën të dy brenda duke mos dalë dot më.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: 1 milion lekebashkia hastragjedia ne has

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Arrestohen në Fano 2 të rinj shqiptarë për trafik droge

Itali/ Nëna qëllon djalin e saj 15-vjeçar me armë, më pas vret veten

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English