Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tragjedi në Itali: 23-vjeçari shqiptar Hekuran Cumani vritet me thikë në Peruxhia, pas një grindjeje të momentit

19:56 18/10/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Peruxhias dhe komunitetin shqiptar në Itali, ku një i ri shqiptar humbi jetën në rrethana tragjike.

Hekuran Cumani, 23 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Fabriano të provincës së Anconës, u vra me thikë në orët e para të së shtunës në një parking pranë Universitetit të Peruxhias. Sipas hetimeve paraprake të Prokurorisë, krimi është klasifikuar si “vrasje me dashje”, që dyshohet të ketë ndodhur pas një grindjeje për arsye të konsideruara “të parëndësishme”.

I riu u godit me thikë në fyt dhe në gjoks, plagë që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ambulancës dhe policisë, Hekurani kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

Sipas raportimeve të para, ai kishte udhëtuar drejt Peruxhias për t’u argëtuar me miqtë e tij. Debati fatal nisi jashtë lokalit të njohur “110 Caffè”, që ndodhet pranë Departamentit të Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike të universitetit. Përplasja verbale mes dy grupeve të të rinjve degjeneroi në përleshje fizike, gjatë së cilës një person, ende i paidentifikuar nga policia italiane, e goditi Cumanin me thikë duke i marrë jetën.

Miqtë e tij, të tronditur nga ngjarja, e kanë përshkruar Hekuranin si një djalë të qetë, të dashur dhe të përkushtuar ndaj palestrës e stilit të shëndetshëm të jetesës. “Ai e donte trupin e tij, i pëlqente palestra dhe fitnesi. Ishte një mik i mirë, i dashur me familjen dhe kafshët,” – deklaroi një prej miqve të tij për mediat italiane.

Hetuesit kanë marrë në pyetje të gjithë personat e pranishëm në momentin e ngjarjes, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë përreth zonës po analizohen për të identifikuar autorin e krimit.

Lajmi i rëndë ka prekur thellë edhe autoritetet lokale të Peruxhias. Në një deklaratë të përbashkët, kryetari i bashkisë dhe Këshilli Komunal shprehën ngushëllime për familjen dhe miqtë e të ndjerit:

“Lajmi na ka tronditur të gjithëve. Ne qëndrojmë pranë familjes dhe miqve të tij, të cilët po përjetojnë një dhimbje të padurueshme. Është e vështirë të pranohet që një jetë kaq e re të ndërpritet në mënyrë kaq të dhunshme. Dhimbja e këtyre orëve shtrihet në të gjithë qytetin. Peruxhia qëndron me ata që po vuajnë sot dhe reflekton, me hidhërim, për një tragjedi që na prek të gjithëve.”

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Kosova bëhet pjesë e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, pranimi i parë në një institucion të BE-së

Kosova bëhet pjesë e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, pranimi i parë në një institucion të BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.