Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Topi sulmon Topallin për partinë e re, del në krah të Bashës

00:56 30/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ish-presidentin Bamir Topin e kap “xhelozia” për partinë e re të sapokrijuar nga ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. Jo vetëm kaq, por Topi ka marrë në mbrojtje të hapur Lulzim Bashën.

“Edhe unë krijova një formacion të ri politik (FRD), por e bëra për moralin dhe për shtetin, sepse politika po e sulmonte keqazi shtetin. Nga 2005-a e më tej, Basha dhe Topalli nuk kanë pasur asnjëherë asnjë komunikim normal. Dhe jo për faj të zotit Basha. E them me bindje këtë. Është në dorë të tij për ta marrë në konsideratë një përballje, ose për ta anashkaluar, por përsa unë i kam parë gjërat atje, i kam parë nga afër, zoti Basha ka qenë në të drejtën e tij”, deklaroi Topi.

Topi nuk ia fal Topallit, ndryshimin e kushtetutës në vitin 2008, ku presidentit i hiqeshin shumë kompetenca.

“Nuk është e lehtë të bësh një formacion të ri politik. Por e veshur me elozhe, e veshur me shumë epitete, nuk më rezulton kështu. Nëse do të ishte një njeri pa mëkate historike dhe institucionale, të jeni të sigurtë që do ta kisha inkurajuar si një gjest qytetar dhe politik.  Për zonjën Topalli mjafton t’i ktheheni 21 prillit të vitit 2008. Ky është një defekt i madh edhe i medias. E ka të gjithën në arshivë dhe i shpalos materialet e arshivës në interes të politikës dhe të disa individëve dhe jo në interes të Shqipërisë”, kujtoi Topi.

Ndryshimi Kushtetues në 2008-ën, sipas Topit, është një problem shumë i madh për Shqipërinë, në favor të politikës, të disave dhe në disfavor të Shqipërisë. “Atëherë kthejini sekuencat, edhe nëse nuk jam unë në studio, gjejeni rastin, jepeni dhe do shikoni që zonja Topalli ka konfirmuar me një entuziazëm këto ndryshime kushtetuese”, deklaroi Bamir Topi.

/GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: bashatopalliTopi

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para

Arsenal bën detyrën, Politano nderon Napolin, Olayinka ndëshkon Leverkusenin

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English