Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Top Channel” goditet sërish! Televizioni reagon pas letrës me kritika për “Dua të të bëj të lumtur”

16:50 20/01/2019
Reading Time: 3 min lexim

Në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” nën moderimin e Arbana Osmanit, mbrëmjen e kaluar pjesë e programit u bë Sano, e moshuara që prej 10 vitesh kishte humbur kontaktet me të bijën.

Dëshira më e madhe e Sanos ishte që ta takonte edhe njëherë të bijën përpara se të ndërronte jetë.

Vetëm 14 orë më parë në kanalin YouTube u publikua historia e të moshuarës, por pas letrës publike të mbesës së zonjës që kritikonte Arbanën, Top Channel mori masa.

Videoja në fjalë është fshirë dhe nuk gjendet më në YouTube.

Duke qenë se në programin e ndjekur u përmendën emra konkretë dhe pati kritika nga familja së cilës i përkiste historia, televizioni vendosi ta fshinte videon.

Kjo është letra e plotë e dërguar nga mbesa në redaksinë e Anabel:

“Dje në mbrëmje, duke ndenjur nën shoqërinë e familjarëve të mi, më vjen një telefonatë ku më thuhet se dikush po keqpërdorte emrin e mamasë sime në një televizion.

Ngrihem e habitur, nervoze për të gjetur kanalin e për çfarë? Për t’u përballur me të kaluarën e mamasë sime.

Në emisionin që “bashkon zemrat e shqiptarëve” ku mesazhi kryesor është “mos qesh, harro hallin tënd dhe qaj me hallin e tjetrit”.

Moderatorja e emisionit, zonja Arbana, kishte të ftuar për të rrëfyer historinë e saj një zonjë, e cila biologjikisht është gjyshja ime.

Gjyshja ime është plot 84 vjeç, ne e njohim shumë pak, pasi gjyshërit e mi u ndanë kur mamaja ime ishte 11 vjeç. Histori e rrallë për vitet ’60, gjyshja ime ishte 29 vjeç, nënë e katër fëmijëve, në një moment dobësie gabon dhe braktis fëmijët.

S’dua të paragjykoj aspak, por vendimi i saj ndikoi në jetën e mamasë sime.

Gjyshi u martua sërish, mamaja, tezja dhe dajat e mi u rritën me njerkë dhe kështu kaluan vitet, por plaga ngeli në të njëjtin vend. Plagë që m’u desh ta shikoja vetë tek sytë e mamasë sime, dje në mbrëmje, kur e ëma biologjike kishte dalë në emision për të thënë një përrallë dhe për të trilluar një histori me shpresën se dikujt do t’i vijë keq për të.

Ndoshta dhe unë po ta shihja, do të kisha qarë. Nuk dua të jap as versione e as detaje të kësaj historie, sepse nuk është e drejta ime dhe as qëllimi i kësaj letre.

Çdo njeri merr nga Zoti atë që meriton para se të largohet.

Jam shumë kurioze të di, përpara se të shfaqni një histori a interesoheni për vërtetësinë e saj?

A bëni kërkime për personin që i drejtohet një letër apo personin që tregon historinë? A e di ti që rreth 50% e njerëzve mbi moshën 80 vjeç vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit (humbja e kujtesës) dhe nuk mund t’i marrësh për bazë as 80% të fjalëve që flasin?

A e di ti çfarë tronditje ke sjellë dje tek familjarët e mi vetëm e vetëm për përtimet e një televizioni dhe për pak audiencë? Kush të jep të drejtë të baltosësh emrin e mamasë sime?

Ajo ka ndërtuar një emër dhe një reputacion me shumë djersë dhe mund, ndërsa ju keni cënuar figurën dhe keni prishur imazhin e saj. Kush mban përgjegjësi për këtë? Ti zonja Arbana ke zgjedhur të jesh person publik, ndërsa unë jo. Ku e gjen të drejtën të më cënosh privatësinë duke më shfaqur në emision tënd me zë dhe me figurë, pa më kërkuar leje?

Vetëm se ke pushtetin dhe aksesin e një televizioni, mendon se të jep të drejtën të ndërhysh në jetën e dikujt?

Ti zonjë apo stafi yt, pa asnjë lloj të drejte legjitime, më keni prishur qetësinë familjare dhe shpirtërore, duke më bërë të përballem me lloj lloj komentesh negative, fyese dhe denigruese deri me mallkime brenda kundrejt mamasë sime.

Kush mban përgjegjësi për këtë? Sot, unë dhe të afërmit e mi, u zgjuam të trazuar për t’i dhënë shpjegime të gjithë të njohurve, ndoshta dhe dikujt që nuk duam, se për çfarë ka bërë një gjyshe e jona para 50 vitesh. Faleminderit Arbana, ti na bëre të lumtur!”

Vetëm pak ditë më parë, televizioni “Top Channel” mori vërejtje nga AMA për një rast të dhunës ndaj grave.

Burimi: Iconstyle.al

Të lidhura

Sporti në zi! Aksidenti i merr jetën atletes shqiptare në Irlandë
Kryesore

Sporti në zi! Aksidenti i merr jetën atletes shqiptare në Irlandë

Anila Muçaj, atletja shqiptare dhe anëtare e klubit Born to Run, humbi jetën tragjikisht dy ditë më parë në moshën...

12:12 04/03/2025
Vëllai i Unikkatil-it u gjet i pajetë, çfarë zbuloi policia në banesë?
Kryesore

Vëllai i Unikkatil-it u gjet i pajetë, çfarë zbuloi policia në banesë?

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, ku Mentor Palokaj, vëllai i reperit Viktor Palokaj, i...

13:27 03/03/2025
Para

Studentët marrin vendimin e papritur: E vendosëm, do krijojmë parti dhe do ta quajmë kështu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

18:33 15/05/2025
Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

18:10 15/05/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

Ekzekutohen 6 vendime nga GJKKO/ Kontrolle për krime zgjedhore në 4 qytete

18:02 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.