Skip to content
Kryesore

Tiranë/ I moshuari kërcënon të hidhet nga kati i katërt për shkak të pasurisë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është shmangur në Tiranë, pas ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, ku një 68-vjeçar kërcënonte të hidhej nga tarraca e një ndërtese katërkatëshe në rrugën “Niko Avrami”.

Policia e Komisariatit Nr. 4 arriti të bindte shtetasin me iniciale Q. Z. të zbresë nga tarraca. I dyshuari, i cili ishte nën efektin e alkoolit, u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Motivi i ngjarjes dyshohet të jetë një konflikt familjar lidhur me ndarjen e pasurisë, çështje që ka qenë trajtuar më parë nga autoritetet dhe është referuar në Prokurori. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat.