Policia në Tiranë në njoftim zyrtar për mediat ka bërë të ditur që ka arrestuar 5 persona në orët e fundit, për vepra të ndryshme penale. Shtetasit e prangosur u arrestuan për vepra të ndryshme penale, si dhuna në familje, posedimi i lëndëve narkotike, si dhe drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt.
Njoftimi zyrtar:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. D., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin H. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”. Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:– A. A., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
– M. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.