Një njoftim i rëndësishëm ka ardhur OSHEE e cila njofton se ditën e nesërme një pjesë e madhe e kryeqytetit do të mbetet në errësirë.
Përmes një stuatusi në rrjetin social, shpërndarësi i energjisë ka lajmëruar se në zonat kryesore energjia do të ndërpirtiet dhe kjo për shkak të rikonstruksionit të 9 kabinave.
“Stakim i datës 10 maj. Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e 9 kabinave do të stakohet energjia nga ora 09:30 deri në 14:30 në rrugët: “Petro Makro”, Haxhi Hysen Dalliu”.
Kurse nga ora 09:00 deri në orën 15:30 do të ndërpritet energjia elektrike në rrugët: “Rm Sadria”, “5 maji”, “Shyqyri Peza”, “Hatij Bega”, “Niko Avrami”, “Hoxha Tahsin”, “Hasan Sufa” dhe pranë rrugës “Ali Demi”,”– thuhet në njoftimin e bërë në rrjetet sociale.