Tirana pa drita/ Ja zonat që do kenë mungesë energjie elektrike ditën e nesërme

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tirana do të këtë probleme me furnizimin me energji elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se ditën e nesërme shumë zona të kryeqytetit nuk do të jenë të furnizuara me energji elektrike.

OSHEE bën me dije se kjo do të ndodhë për shkak të punimeve që janë duke u kryer në disa kabina, kështu që njoftohet qytetarët në orët e përcaktuara se nuk do të kenë energji elektrike.

Në njoftimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, thuhet se zonat që do të kenë mungesë të energjisë elektrike janë:

Ora: 9:30-14:30, pa energji: Rruga “Mahmut Xhelili”, zona midis rrugës “Don Bosko” dhe rrugës “Jordan Misja” pjesërisht

Ora: 09:00-13:00, pa energji: Rruga “Vëllezërit Hobdari”, rruga “Ibrahim Dervishi”pjesërisht

Ora: 10:30-15:00, pa energji: Zona pranë mbikalimit të Kasharit që shkon për Rinas (Biznese)

Ora: 9:00-14:00, pa energji: Rruga “Ali Visha”, rruga “Mustafa Demiri” pjesërisht

Ora: 09:00 – 15:00, pa energji: Unaza e Re pjesërisht

Ora: 09.00 .00-14.00, pa energji: Rruga e Kavajës, pranë ish-Parkut të Autobusëve pjesërisht

Shpërndaje
Share.

Komento