Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Thumanë Kashari çahet brenda vitit dhe i shtohet skemës së aferave Balluku: Rrugët që shpërbëhen, koncesionet që pasurohen, nënkontraktorët që nuk preken nga askush

16:46 27/11/2025
Reading Time: 3 min lexim

Autostrada Thumanë Kashar është vepra e fundit që po shembet përpara syve të qytetarëve, ndërsa Belinda Balluku përballet me dosjet e SPAK dhe me skemën e projekteve të manipuluara që ka prodhuar një cikël të pafund rrugësh të çara, tunelesh të pasigurta dhe kontratash që favorizojnë të njëjtët njerëz. Autostrada e kategorisë A, 21 kilometra e gjatë, me kosto 271 milionë euro, ka nisur të shpërbëhet pa u bërë as një vit e gjysmë nga hapja, me valëzime, krisje dhe çarje në të gjithë gjerësinë e korsisë. Makinat paguajnë 250 lekë për të kaluar një rrugë që lëkundet, ngrit mjetet në ajër mbi ura dhe tregon në terren se standardet e premtuara nuk ekzistojnë.

Kjo vepër është ndërtuar nga “Gener 2” e Bashkim Ulajt përmes një koncesioni 35 vjeçar që pritet t’i sigurojë kompanisë mbi 1 miliardë euro nga tarifat. Kamionët paguajnë 8.80 euro, autobusët 6.30 euro për 21 kilometra. Tarifat rriten çdo vit sipas kursit të këmbimit, ndërsa mirëmbajtja është përgjegjësi e plotë e koncesionarit. Megjithatë, rruga nuk ka përballuar as një qarkullim të plotë sezonal. Çarja e Thumanë Kasharit sot është dëmi më i fundit që i shtohet listës së gjatë të veprave të dështuara të epokës Balluku.

Një zinxhir projektesh të mëdha që ndjekin të njëjtin model: fitues formalë në letra, nënkontraktorë të njëjtë në terren, supervizim i mbyllur vetëm me firma, jo me kontroll teknik.

Dokumentet hetimore të SPAK për tunelin e Llogarasë zbulojnë të njëjtën gjurmë. Procedura është shtyrë përpara me ndërhyrje të Ballukut, janë pranuar dokumente të paplota, janë futur në garë kompani pa ISO, pa kapacitete teknike dhe pa provë eksperiencë. Në komunikime të sekuestruara, vetë Balluku udhëzon komisionet “të mbyllin sa më shpejt”, edhe pse raportet e supervizimit nuk përmbanin asnjë test të betonit, asnjë analizë të hekurit, asnjë inspektim të detyrueshëm strukturor. Tuneli i Llogarasë rezulton i kaluar fazë pas faze me letra, jo me kontroll.

Në këtë dosje, një emër del në hije më shumë se kushdo: Rrok Gjoka. Ai është njeriu që ka ndërtuar segmente që janë çarë, shembur dhe degraduar brenda muajve. Ai nënshkroi si nënkontraktor në tunelin e Llogarasë, ashtu si në shumë projekte të tjera të qeverisjes Balluku. Sipas dokumenteve të SPAK, fazat e punimeve të Gjokës janë kaluar pa kontroll, me raporte supervizimi ku mungojnë provat e inspektimit. Aty ku duhej të kishte testime, ka vetëm firma.

Rezultati? Llogaraja është sot nën hetim për rrezik sigurie. Punimet reale nuk i kanë kryer kompanitë turke të shpallura në tender. I ka kryer Gjoka Konstruksion.

E njëjta histori përsëritet në Rrugën e Arbrit, e cila u ça pa u inauguruar. Në Kardhiq Delvinë, ku segmentet u shembën para hapjes. Në Korçë Ersekë, ku asfalti është çarë në disa zona. Në Kukës Qafë Plloçë, inaugurim i Ballukut dy muaj më parë, ku masivi i malit u shkëput dhe bllokoi rrugën. Dhe në çdo rast janë të njëjtët operatorë të favorizuar që marrin kontrata të reja, të njëjtët nënkontraktorë që shfaqen në terren pa kontroll dhe të njëjtat firma supervizimi që mbyllin raportet “pa vërejtje”.

Thumanë Kashari sot është hallka e radhës. Rruga që duhej të ishte autostrada më moderne e vendit është kthyer në një segment të dëmtuar brenda vitit, ndërsa kompania private që mbledh tarifat planifikon të arkëtojë qindra milionë euro nga një shërbim që nuk po e garanton. Aksi është i dyti me pagesë pas Rrugës së Kombit, por është i pari që degradon kaq shpejt nën një koncesion që premton fitime të jashtëzakonshme për privatët dhe rreziqe të vazhdueshme për qytetarët.

SPAK po heton Ballukun për shkelje të barazisë së tenderit, për manipulim të procedurave dhe për komunikime të paligjshme. Por hetimi nuk mund të mbyllet te firma e ministres. Aferat nuk ekzistojnë pa nënkontraktorët. Nuk ekzistojnë pa supervizimet e manipuluara. Nuk ekzistojnë pa kompanitë që fitojnë tender pas tenderi edhe pse kanë prodhuar vepra që çahen, shemben dhe rrezikojnë jetën e njerëzve.

Dhe ndërsa Thumanë Kashari çahet dhe qytetarët paguajnë çdo ditë për një rrugë të dëmtuar, pyetja e vetme që mbetet pa përgjigje është ajo që SPAK ende nuk po prek: kush është hallka e fundit e këtij zinxhiri? Sepse sekreti i aferës nuk fshihet te tarifat, as te koncesionet, as te firmat e huaja në dokumente. Sekreti fshihet te nënkontraktori që ka ndërtuar pjesën më të madhe të veprave të dështuara dhe që vazhdon të mos preket kurrë.

Deri sa kjo hallkë të vendoset në tavolinë, Thumanë Kashari do të jetë vetëm një tjetër autostradë e çarë në listën e gjatë të aferave të Ballukut: shumë para, pak cilësi, shumë favore, pak kontroll.

Të tjera

Miqtë e vërtetë të Veliajt: Ata që ta marrin karrigen dhe të urojnë ditëlindjen
Aktualitet

Miqtë e vërtetë të Veliajt: Ata që ta marrin karrigen dhe të urojnë ditëlindjen

Erion Veliaj është i arrestuar prej 10 shkurtit dhe askush nuk ka nevojë të kujtohet sot se çfarë përfaqëson. Kryebashkiaku...

20:22 17/12/2025
Çollaku dhe Këlliçi për aksionin e SPAK te AKSHI: Dosjet çojnë në Kryeministri
Aktualitet

Çollaku dhe Këlliçi për aksionin e SPAK te AKSHI: Dosjet çojnë në Kryeministri

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar aksionin e zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme, e cila ekzekutoi tetë masa sigurie ndaj zyrtarëve...

16:35 16/12/2025
Para
Minatorët e Spaçit ndalin protestën pas 40 ditësh, nis rruga ligjore falë ndërmjetësimit të kryebashkiakut Melyshi

Minatorët e Spaçit ndalin protestën pas 40 ditësh, nis rruga ligjore falë ndërmjetësimit të kryebashkiakut Melyshi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Miqtë e vërtetë të Veliajt: Ata që ta marrin karrigen dhe të urojnë ditëlindjen

Miqtë e vërtetë të Veliajt: Ata që ta marrin karrigen dhe të urojnë ditëlindjen

20:22 17/12/2025
Çollaku dhe Këlliçi për aksionin e SPAK te AKSHI: Dosjet çojnë në Kryeministri

Çollaku dhe Këlliçi për aksionin e SPAK te AKSHI: Dosjet çojnë në Kryeministri

16:35 16/12/2025
Si procedon Kuvendi për heqjen e imunitetit të një deputeti

Si procedon Kuvendi për heqjen e imunitetit të një deputeti

16:30 16/12/2025
Rama nuk tërhiqet, vijon presionin pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut

Rama nuk tërhiqet, vijon presionin pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut

16:25 16/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.