Theri italianin për xhelozi, Apeli lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për shqiptarin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Apelit në Aquila në Itali ka konfirmuar dënimin me 30 vite e 8 muaj burg për 27-vjeçarin shqiptar, Fitim Koldashi.

Ky i fundit më 20 qershor të 2017-ës, ka therur me thikë 22-vjeçarin, Manuel Spinelli.

Ndërsa në sallë zhvillohej seanca, jashtë saj ishin mbledhur shumë persona në pritje të vendimit, shkruan “Ilmattino”.

Mbrëmjen kur ndodhi krimi, Koldashi po lëvizte me makinën e tij në lungomaren e Alba Adriaticas.

Bashkë me të ndodhej edhe ish e dashura e italianit.

Duke ecur me makinë, shqiptari sheh rastësisht italianin, babain e tij dhe disa miq.

Në këtë moment nis një sherr i dhunshëm.

I riu shqiptar del nga makina dhe pas serisë së grushtave në fytyrë, i ngul thikën në zemër italianit.

Menjëherë ai arratiset nga vendngjarja, por neutralizohet shumë shpejt nga karabinierët, të cilët e dërgojnë në spital, pasi kishte marrë lëndime në hundë.

Për hetuesit, sherri midis shqiptarit dhe italianit ndodhi për shkaqe xhelozie.

Ndërkohë gjatë gjyqit në Shkallën e Parë shqiptari deklaroi se e përdori thikën për vetëmbrojtje.

Shpërndaje
Share.

Komento