Kolegji i Posasçëm i Apelimit, ka shkarkuar nga detyra ish-Prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçin.
Ky i fundit u dekretuar më herët nga presidenti Ilir Meta, si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Muçi ishte i pranishëm vetë në seancë, ku u njoh me vendimin.
Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda, e kishte kaluar vettingun në shkallën e parë, por vendimi u animua nga Komisioneri Publik.
KPA ka gjetur probleme në pastërtinë e figurës së Muçit.
Sipas Komisionit, Muçi ka qenë i përfshirë me persona, që kanë disponuar armë zjarri.
Gjithashtu pjesë e gjetjeve të KPA, janë edhe favoret e prokurorit, për blerjen e apartamentit.
“KP pretendon se në lidhje me figurën, fakti që ka qenë i përfshirë me persona që kanë disponuar armë zjarri, dhe blerjen e apartamentit, favoret për pagesën e tij, dhe deklarimet e pavërteta të Muçit, dhe për këtë duhet shkarkuar. Sipas trupit gjykues, subjekti ka prishur besimin e publikut. Këto mjaftojnë të konsiderohet se Muçi nuk mund të gëzoj besimin e Muçit për të qëndruar në detyrë”, tha KPA në vendimin e dhënë për Muçin.
Vendimi ndaj Muçit e komplikon edhe më tej situatën në Gjykatën Kushtetuese, pasi bazuar në ligj, ai përjashtohet për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.
Nuk dihet tashmë sesi do të veprohet për mandatin e tij në Gjykatën Kushtetuese.