Thanë se ishte studente, Ministria e Shëndetësisë sqaron lajmin për pacienten e ardhur nga Kina të shtruar te Infektivi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një person i ardhur nga Kina u shtrua ditën e sotme tek Infektivi në QSUT.

Mediat fillimisht shkruan, se bëhej fjalë për një studente, mirëpo Ministria e Shëndetësisë e ka hedhur poshtë këtë verison.

Në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se pacientja është një grua e ardhur nga Kina 10 ditë më parë dhe ka rezultuar negative.

Sipas mjekëve, ajo ka vetëm një grip të thjeshtë.

“Një rast i dyshuar i një gruaje që ishte kthyer 10 ditë më parë nga Kina, pas testimit për koronavirus, rezultoi negativ.  Ndërkohë që nga analiza e kryer në Institutin e Shëndetit Publik rezultoi se gruaja nuk ishte e prekur nga koronavirusi. Nuk ka asnjë studente të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë. Rasti i spitalit infektiv është një grua dhe ka udhetuar 10 ditë më parë nga Kina dhe pas testimit mbrëmjen e djeshme rezulton me grip te thjeshtë dhe negative ndaj testit për koronavirus”, thotë Ministria e Shëndetësisë.

Në Kinë deri në momentin që flasim, kanë ndërruar jetë 132 persona nga koronavirusi, ndërsa mbi 4500 janë të prekur.

Autoritetet kineze ia kanë vënë fajin ushqimit të gjarpërinjve dhe supërs me lakuriq nate.

Mirëpo ekspertët izraelitë kanë hedhur idenë, se në Wuhan, qyteti ku u përhap epidemia, ndodhej një laborator për prodhimin e armëve biologjike.

Shpërndaje
Share.

Komento