Para pak ditësh u njoftua se deputetja Rudina Hajdari ishte infektuar me Covid-19 dhe ishte vetëkarantinuar në banesën e saj deri kur të shërohej e të rezultonte negative.
Ditën e sotme, Hajdari ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook lajmin e mirë se e ka mposhtur Covid-19. Hajdari shkruan se testi i doli negativ pas një periudhe të gjatë izolimi dhe së shpejti do t’i rikthehet aktivitetit normal.
Statusi i Hajdarit:
Doktor Pipero me dha sot lajmin e mirë se e kam mposhtur Covid19. Testi me doli negativ dhe më në fund mbas një periudhe të gjatë izolimi, do t’i rikthehem aktivitetit normal.
Kemi shumë për të bërë të gjithë së bashku për të fituar mbi sëmundjen 30 vjeçare që ka kapur vendin.
Kujdesuni ju lutem për shëndetin dhe familjen sepse ky nuk është një virus i lehtë!