Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Terrorizuan fshatin duke qëlluar me armë zjarri gjatë natës, arrestohen dy vëllezër në Kolonjë

10:44 12/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Policia e Kolonjës ka arrestuar ditën e sotme dy vëllezër që mbanin armë zjarri në banesë, qëlluan në orët e vona të natës në ajër duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Mësohet se dy vëllezërit me iniciale S. Z, 36 vjeç dhe M. Z., 34 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në fshatin Novoselë dhe janë arrestuar nga forcat “Shqiponja”, pasi shkakuan panik në fshat.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre policia u sekuestroi dy armë zjarri tip pushkë, një pistoletë tip “Zastava” me 4 fishekë, si edhe 1572 copë fishekë.

Njoftimi i policisë 
Kolonjë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Novosela”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Kolonjë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Mbanin armë zjarri në banesë, qëlluan në orët e vona të natës në ajër duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, por identifikohen dhe vihen në pranga gjatë operacionit.

Dy autorët e dyshuar, kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë por me ndërhyrjen e menjëhershme të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, neutralizohen dhe vihen në pranga.

Policia sekuestron arsenal armësh e municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë pas njoftimit të marrë se në fshatin Novoselë, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për identifikiminn, kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Pas veprimeve të shpejta profesionale, policia ka arritur të identifikojë dy autorët e dyshuar të cilët kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të mos i shoqëruar në Komisariat.

Në këtë kuadër është organizuaur dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Novosela”, ku pas ndërhyrjes profesionale të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, u bë kapja dhe prangosja e shtetasve:

S. Z., 36 vjeç dhe M. Z., 34 vjeç, (vëllezër), banues në Novoselë.

Gjithashtu këta shtetas, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, në momentin kur forcat do të ushtronin kontroll në banesën e tyre, ku konkretisht u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri tip pushkë, një pistoletë tip “Zastava” me 4 fishekë, si edhe 1572 copë fishekë, të cilat i posedonin pa leje.

Nga veprimet hetimore rezultoi se dy shtetasit e mësipërm, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër duke prishur qetësinë publike, ku si pasojë e të shtënave një predhë ka rënë në banesën e shtetasit Q. B., pa shkaktuar dëme.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/posts/2857100114576341/?vh=e&extid=OW3BlFb8FEROvPqW

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Abuzoi seksualisht me një të mitur për 1 muaj, arrestohet çobani 46-vjeçar që do kujdesej për vajzën

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English