Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Terror në xhaminë Al-Aksa, policia izraelite sulmon palestinezët

15:33 22/04/2022
Reading Time: 3 min lexim

Policia izraelite ka ndërhyrë të premten në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, që është vend i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë, pasi të rinj palestinezë kanë hedhur gurë në portën e xhamisë, ku ishin të vendosur policia.

Associated Press raportoi se pas hedhjes së gurëve, policia izraelite hyri në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, duke shtënë plumba gome dhe duke hedhur shok bomba, teksa është raportuar edhe për të lënduar.

Rikthimi i dhunës në këtë xhami vjen pavarësisht se Izraeli ka ndaluar përkohësisht që hebrenjtë ta vizitojnë këtë xhami, vizita që nga palestinezët janë parë si provokim.

Gjatë javës së kaluar, palestinezët dhe policia izraelite vazhdimisht janë përleshur në këtë vend, teksa tensionet janë rritur pas një serie sulmesh vdekjeprurëse brenda Izraelit dhe arrestimeve dhe bastisjeve të kryera nga Izraeli në Bregun e okupuar Perëndimor. Tri raketa janë hedhur nga Rripi i Gazës në Izrael.

Rikthimi i dhunës ka rritur frikën se mund të përsëriten ngjarjet e vitit të kaluar, kur protestat dhe dhuna në Jerusalem u përshkallëzuan, duke çuar në një luftë 11-ditore në Gaza dhe në Izrael.

Dhjetëra-mijëra besimtarë myslimanë pritet të vizitojnë xhaminë Al-Aksa për lutjet e së premtes, teksa besimtarët po shënojnë edhe Muajin e shenjtë të Ramazanit.

Gjysmëhëna palestineze, që është shërbim mjekësor, tha se të pakën 27 palestinezë janë plagosur, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ndërkaq, Izraeli ende nuk ka komentuar për këto ngjarje, pasi në këtë shtet ka pushim për shkak të një feste hebreje.

Xhamia Al-Aksa, që gjendet në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, është vendi i tretë i shenjtë në fenë Islame. Hapësira e madhe mbi të cilën është ndërtuar kjo xhami, është vendi më i shenjtë për hebrenjtë, të cilët i referohen me emrin Mali i Tempullit, për shkak të vendndodhjes së dy tempujve hebrenj në antikitet. Ky vend është shndërruar në epiqendrën e konfliktit izraelito-palestinez dhe përleshjet në këtë vend shpesh nxisin dhunë edhe në pjesë të tjera.

Palestinezët dhe Jordania fqinje janë kujdestarë të zonës. Ata akuzojnë Izraelin se po shkel marrëveshjet e arritura më herët, duke lejuar një numër gjithnjë e më të madh të hebrenjve që të vizitojnë këtë vend, nën përcjelljen e policisë.

Një marrëveshje për ndalimin e hebrenjve që të falen në këtë vend është shkelur viteve të fundit, duke rritur frikën te palestinezët se Izraeli planifikon që ta marrë këtë vend ose ta ndajë atë.

Izraeli thotë se është i përkushtuar për status quo-së dhe fajëson grupin militant Hamas për nxitjen e dhunës. Hamasi udhëheq në Gaza.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij izraelit, Isaac Hezgoc, gjatë një konference të përbashkët për media në Ankara. Fotografi nga arkivi. Vizitat e grupeve të hebrenjve në hapësirën e kësaj xhamie janë ndaluar duke filluar nga 22 prilli dhe kjo ndalesë do të vazhdojë për të paktën dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, ashtu siç kishte ndodhur në të kaluarën.

Këtë vit Ramazani ka përkuar me Pashkët hebreje dhe disa festa të rëndësishme të krishtera, ku dhjetëra-mijëra besimtarë të tri feve kanë vizituar Qytetin e Vjetër.

Qyteti i Vjetër është në lindje të Jerusalemit, që Izraeli ka okupuar së bashku me Bregun Perëndimor dhe Gazan, në luftën e Lindjes së Mesme më 1967. Izraeli ka aneksuar Jerusalemin lindor, një lëvizje që nuk është njohur ndërkombëtarisht. Izraeli e konsideron të gjithë qytetin si kryeqytet të tij.

Palestinezët po kërkojnë të kenë një shtet të pavarur dhe e shohin Jerusalemin lindor si kryeqytetin e tyre./REL

Të lidhura

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje
Aktualitet

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje

Në kulmin e sezonit turistik, sjellje të papranueshme dhe arrogante nga vizitorët po cenojnë rëndë pasuritë më të çmuara natyrore...

19:46 08/07/2025
Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin
Bota

Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

Një operacion ndërkombëtar i kordinuar mes autoriteteve italiane, spanjolle dhe shqiptare, me mbështetjen e Europolit, ka çuar në shkatërrimin e...

19:11 08/07/2025
Para
Cili është plani i Rusisë për fabrikën e çelikut Azovstal? Inteligjenca britanike zbulon detajet

Cili është plani i Rusisë për fabrikën e çelikut Azovstal? Inteligjenca britanike zbulon detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje

19:46 08/07/2025
Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

19:11 08/07/2025
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve

Flakët përfshijnë kodrën me pisha në Poliçan, zjarrfikësit ndërhyjnë në terren

18:52 08/07/2025
Aksident i rëndë në Maliq/ Mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Maliq/ Mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi

18:40 08/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.