Tërmeti zbulon abuzimet monstruoze në Durrës, gjatë 2009-2011 u legalizuan katet shtesë të 53 ndërtesave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tërmeti i 26 nëntorit pasti pasoja tepër të rënda, si një njerëz, ashtu edhe ekonomike.

Plot 51 persona humbën jetën, ndërsa mijëra të tjerë mbetën pa një çati në kokë.

Përveç shkaqeve natyrore, kjo që ndodhi kishte përgjegjësi të madhe edhe nga dora njerëzore.

Sipas “Shqiptarja.com”, gjatë viteve 2009-2011, në Durrës janë legalizuar duke shkelur ligjin katet shtesë të 53 ndërtesave, duke bërë që struktura të jetë jo rezistente ndaj tërmetit.

Katet shtesë janë vulosur si të ligjshme nga ALUIZNI.

Të dhënat janë reflektuar për periudhën kohore, 2009-2011, ku janë bërë edhe fotografime ajrore.

KLSH ka konstatuar se mungojnë edhe akt kolaudimet e ndërtesave, ndërsa procedurat e legalizimit janë bërë në mungesë të procesverbalit të konstatimit të gjendjes ndërtimore të objekteve, ku në dosje nuk janë paraqitur të dhënat e plota.

Të dhënat reflektohen një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën kohore 2009-2011.

KLSH ka bërë një ballafaqim të numrit të kateve të ndërtesave të legalizuara në dosje dhe të numrit të kateve në momentin e fotografimit ajror.

Gjthashtu rezulton se janë miratuar leje legalizimi, kur mungojnë projektet e objekteve.

Shkelje janë bërë edhe me legalizimet në vijën bregdetare, pranë trasesë së trenit dhe rrugës kombëtare.

Prokuroria e Durrësit ka hapur zyrtarisht hetime për shkaktarët e tërmetit apokaliptik, të cilët kanë dhënë leje abuzive.

Ndërkohë kryeministri gjatë ditës së sotme, paralajmëroi ndërtuesit se nëse nuk riparojnë dëmet, do të futen në burg.

Shpërndaje
Share.

Komento