Tentuan të kalonin 13 refugjatë jashtë Shqipërisë, arrestohen shoferi dhe fatorino i autobusit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia ka goditur një tentativë për kalim të refugjatëve jashtë Shqipërisë.

Në Lezhë u ndaluan dy persona, të cilët po transportonin me autobus 13 shtetas sirian, që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.

Në pranga ka rënë B.E., 58 vjeç, drejtues autobusi dhe B.B., 34 vjeç, fatorino i autobusit.

Autobusi me refugjatë u ndalua në vendin e quajtur “Mbikalimi i Laçit”, në aksin rrugor Mamurras-Lezhë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet dhe goditet një tentativë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Procedohen penalisht 2 shtetas, të cilët po transportonin me autobus 13 shtetas sirian që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasit B. E., 58 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i autobusit ku udhëtonin shtetasit e huaj dhe B. B., 34 vjeç, banues në Kukës, faturino i autobusit.

Këta shtetas, në aksin rrugor Mamurras-Lezhë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Laçit” janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, me automjetin autobus të linjës Tiranë-Kukës, duke transportuar 13 shtetas të huaj sirian dhe maroken që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shpërndaje
Share.

Komento