Tentuan të grabisnin depon e drogës me hanxhar në dorë, arrestohen tre anëtarë të “Hellbanianz”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoritetet dhe mediat britanike prej kohësh kanë ngritur shqetësimin për rritjen e aktivitetit kriminal të bandave shqiptare.

Një nga bandat më të njohura është edhe “Hellbanianz”, 3 anëtarë të së cilës kanë rënë në pranga.

Bëhet fjalë për Azem Dajçin 26 vjeç, Fabion Kuçin 27 vjeç dhe Ardi Shetën 18 vjeç.

Sipas mediave britanike, shqiptarët u arrestuan teksa po sulmonin një shtëpi droge në veri të Londrës, e cila kontrollohej nga një grup rumunësh.

Në momentin kur policia erdhi në vendngjarje, Dajçi u mundua të arratisej me një “Mercedes” luksoz me targa “Hell BOZ” me ngjyrë floriri, por përpjekja rezultoi e kotë.

Prokurori Christoher Heëerston u shprej, se “Hellbanianz” kishin marrë vesh se depo vlente miliona dollarë dhe nuk mund t’u ikte nga duart ky rast.

“Janë futur nga dera e pasme dhe kanë filluar të presin kanabisin. Më pas e kanë future në qese të zeza por pas mbërritjes së efektivëve janë detyruar të largohen. Ata kanë lënë pas dy qese dhe një hanxhar. Dajci tentoi që të arratisej dhe fshehu armën poshtë një makine të parkuar. U fut në kundravajtje dhe ishte shumë e rrezikshme që ta ndiqnim”, u shpreh Hewertson.

“Hellbanianz” janë një prej bandave më famëkeqe në Londër.

Anëtarët e bandës publikojnë jetën e luksit në rrjetet sociale, ndërsa kanë sfiduar jo pak herë autoritetet angleze.

Ata kanë publikuar edhe disa këngë, të cilat i përdorin për të rekrutuar të rinj në grup.

Shpërndaje
Share.

Komento